Zgjedhjet në Bjellorusi, KQZ kritikon partitë opozitare të tërhequra nga gara
Bojkoti i dy partive opozitare te zgjedhjeve parlamentare të 23 shtatorit në Bjellorusi është kritikuar ashpër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sekretari i Komisionit të Zgjedhjeve, Mikalaj Lozovik, ka thënë se vendimi për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore tregon “mosrespekt për votuesit” dhe “shpërfillje të ligjit”.
Bashkimi Qytetar dhe Fronti Kombëtar, dy partitë bojkotuese të zgjedhjeve, kanë thënë se qeveria ka dështuar të lirojë të burgosurit politikë, duke u bërë thirrje qytetarëve të përmbahen nga pjesëmarrja në zgjedhje.
Sistemi politik në Bjellorusi kontrollohet fuqishëm nga presidenti Aleksander Lukashenko dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dënojnë në mënyrë rutinore zgjedhjet e këtij vendi, duke i cilësuar ato si të padrejta.