E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, hetim për thirrjet anti Bollano

TRAKTET/ Mëngjesin e së enjtes, asnjë nga letrat me thirrje nacionaliste nuk është gjetur në qytetin e gurtë

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës poheton rreth thirrjeve anti- Bollano të shpërndara dy ditë më parë në qytet. Qëllimi kryesor është shqyrtimi i saj, nëse kjo çështje përbën ose jo vepër penale. Ky fakt është konfirmuar nga burime zyrtare pranë këtij institucioni. “Pas dhënies së njoftimit në media, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ngritur një grup pune me specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda, të cilët do të hetojnë për këtë ngjarje. Nëse përbën një vepër penale, do të punohet edhe për gjetjen e autorëve të këtyre thirrjeve”,- ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë. Ndërkaq, mëngjesi i djeshëm nuk ka gjetur asnjë prej dhjetëra thirrjeve të ngjitura kudo në rrugët dhe sheshet publike të qytetit dhe mendohet se persona të veçantë i kanë hequr ato përgjatë orëve të natës. Dy ditë më parë, në të gjithë qytetin ishin shpërndarëthirrjet pa autor, të cilat kërkonin sensibilizimin e shqiptarëve për të dalë në mbrojtje të identitetit të tyre. Me një gjuhë të ashpër nacionaliste, autorët anonimë të thirrjes kërkonin që të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen të ngrihen për të mbrojtur atë që e kanë cilësuar “troje të mbrojtura me gjak e me shpirt”. Në fund të thirrjes kërkoheshin edhe firmat në mënyrë që të shkarkohet nga kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i emëruar në këtë thirrje si “vrasësi i Himarës dhe i gjithë shqiptarisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›