E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi beson se projekti i tij mund te vazhdoje per 8 vjet

Ndonjë thirrje nga Italia apo Spanja e pret. Xhani De Biazi, megjithatë, e ndjen se në stolin e Shqipërisë mund të vazhdojë gjatë, ndoshta 8 vjet.
Trajneri i kombëtares shqiptare pohon për mediat e vendit të tij se freskimi i skuadrës, me Berishën, Bashën apo Hysajn, mund ta ndihmojë që ky projekt të vazhdojë për 4 eleminatore radhazi.
Të duket si një Ferguson kuqezi apo jo?
Brazili është objektivi më i afërt dhe italiani thotë se e mendon çdo ditë, ndonëse e di se është e vështirë. Duhen edhe 5 ndeshje deri në fund, duke filluar që nga Norvegjia në qershor.
Shqipëria është e treta në grupin eleminator të botërorit, vetëm 2 pikë pas Zvicrës kryesuese.
De Biazi i trembet ndryshimit të fatit, por i mbetet besnik një parimi që thotë se e ka pasur që në fillim të karrierës.
Me Modenën u ngjit nga kategoria e tretë në Serinë A dhe nxorri konkluzionin: vazhdoji me forcë ëndrrat e tua se vetëm kështu mund të bëhen realitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›