Vrasje e dyfishtë në Pogradec

Sipas informacioneve të fundit policore, autor i krimit të rëndë është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç, i cili fillimisht ka qëlluar të afërmin Fatmir Muhaxhiri dhe më pas vëllain e tij.
Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga 30-vjeçarin.
Nga burime policore zyrtare mësohet se motivet e ngjarjes kanë sfond familjar, pasi viktima e parë, 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri, ishte gjyshi i bashkëshortes së Myrtezait./Start/
2012-09-14 19:10