Xhakja: Kujtova se isha në kurth, ndaj qëllova

Ai thotë se nuk ishte lajmëruar më parë nga nipi i tij. “E mendova si kurth. Kryekomisari dhe inspektori kishin pistoletat në duar. E qëllova nga frika se mos më qëllonte”, tha Xhakja. Ai tregonte se kishte pasur konflikte të vjetra me shoferin e shefit të komisariatit të Shijakut që mbeti i vrarë, shtetasin F. Hoxha.
“Duke menduar se mos kishte ndonjë problem vendosa të afrohesha pranë tyre. Në atë moment, e kam pyetur Hoxhën se çfarë kishte ndodhur. Kemi nisur të debatojmë. Nuk vonoi dhe aty janë afruar shefi i komisariatit dhe një inspektor. Ishin të dy civilë. Në duar kishin pistoletat”, është shprehur Xhakja.
“Kujtova se ishte kurth. Veprova nga frika se mos më qëllonin, e kam qëlluar me pistoletë Kryekomisarin dhe jam larguar. Nipi është larguar me makinën e tij, ndërsa unë me timen. Më pas vendosa të vetëdorëzohesha”, thotë më tej i pandehuri.
Natën e së enjtes, mbeti i vrarë me shumë se pesë plumba shefi i komisariatit të policisë Shijakut, Adem Tahiraj, babai i tre fëmijëve. Ai kishte nisur kontrolle rutinë për sekuestrimin e armëve dhe ndalimin e poseduesve të tyre, kur u qëllua për vdekje nga Xhakja, i njohur për precedentë të shumtë penalë, e pavarësisht kësaj ndodhej jashtë qelive të paraburgimit. /Start/
2012-09-15 08:45