E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, identifikohet personi i trete i humbur

Identifikohet personi i trete qe mendohet te kete mbetur nen rrenojat e pallatit te shembur ne Gjirokaster. Sipas autoriteteve, behet fjale per Parashqevi Zoton.

Nderkohe me pare ishte bere i ditur edhe emri i dy personave te tjere qe rezultojne te zhdukur. Ato jane nene e bije, Anxhela dhe Valbona Dalani.

Ne keto momente vazhdojne kerkimet per gjetjen e tre personave te humbur. Autoritetet kane deklaruar se puna do te vazhdoje gjate gjithe nates.

Ne ndihme te trupave tona te kerkim-shpetimit ka ardhur edhe nje ekip i specializuar grek nga Janina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›