E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, kerkimet do te vijojne edhe gjate nates

Kerkimet per gjetjen e personave qe rezultojne te zhdukur ne Gjirokaster, si pasoje e rrezimit te nje pallati ne lagjen "11 Janari" mesditen e sotme, nuk do te nderpriten edhe gjate nates.

Drejtues te forcave zjarrfikese, qe ndodhen ne vendngjarje, saktesojne se operacionet po vazhdojne edhe ne keto momente, nderkohe qe prej rrenoja nuk vjen asnje shenje jete.

Punimet po kryhen ne menyre shume te kujdesshme pasi nje veprim i pakujdesshem gjate levizjes se masiveve mund te shkaktoje shembje te pjeses se mbetur te pallateve.

Ne vendin ku ndodhi ngjarja e rende ndodhen te pranishem kryeministri Sali Berisha, deputeti i zones, Genc Ruli, ministrja e Shendetesise, Anila Godo, si dhe pushtetare lokale.

Po ashtu edhe kreu socialist, Edi Rama ka nderprere turin e tij ne Diber dhe se bashku me deputete socialiste po shkojne drejt Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›