E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapen 300 kg mariuanë 2 në kërkim

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka mundur të sekuestrojë 300 kilogramë mariuanë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët e kishin fshehur lëndën narkotike në një makinë tip Fuoristradë. Operacioni i koduar Ndjekja është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, pas një informacioni të marrë në rrugë operative nga specialistët e sektorit kundër narkotikëve në policinë e Gjirokastrës.

Sipas informacionit nga Lazarati drejt Tiranës do të transportohej një sasi e konsiderueshme mariuanë në një automjet tip Fuorstradë me targa gjermane STA 04314.

Policia ngriti një postbllok në aksin Gjirokastër-Tepelenë, por mjeti i sipërpërmendur nuk ka ndaluar, ndërsa ka shpërthyer edhe pengesë ne vendosur në rrugë. Ata kanë mundur t’i largohen policisë duke braktisur makinën në një terren të thyer pranë përroit të Salarisë në Tepelenë, ndërsa lëndën narkotike e kanë shkarkuar nëpër shkurre.

Mes lëndës narkotike është gjetur edhe 3 kg mariuanë e përpunuar në formën e çokollatës.

Policia ka mundur të identifikojë edhe drejtuesit e mjetit. Ata janë një 29 vjecar nga Fieri dhe një 27 vjecar nga Lazarati, të cilët janë shpallur në kërkim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›