Përpjekje për të qetësuar një zë racist
Nga Mero Baze
Zoti Domenick G. Scaglione!
E mora letrën tuaj, shumë nervoze, të keqkuptuar dhe armiqësore. Ishte e udhës të merrja një përgjigje nga zoti Granoff, nëse kjo letër paska qenë kaq shumë shqetësuese për të. Është praktikë që shpesh vartësit shkruajnë ne emër të shefave dhe është ndoshta rasti i parë që shefat shkruajnë në emër të vartësve.
Nuk di kush ua ka përkthyer shkrimin pasi unë e kam botuar atë në gjuhën shqipe dhe shikoj plot ligësi dhe arrogancë të panevojshme për gjëra që nuk i kam thënë. Nuk jam njeri i rëndësishëm në këtë vend që mund të takohemi bashkë, por kur ju keni krijuar Fondin, kam qenë gazetar i Zërit të Amerikës dhe mbaj mend që kam bërë një raport për ju, nga ato raportet rutinë që nuk i hyjnë në punë askujt.
Po ju sqaroj një për një vërejtjet tuaja.
Ju shkruani se: Unë nuk jam duke shkruar për të mirën tuaj, sepse nga toni i editorialit tuaj, mund ta kuptoj se ju nuk bëni kujdes për të mësuar dhe pranuar atë që është e vërteta e vërtetë. Unë shkruaj për të mirën e lexuesve që ju i keni keqdrejtuar totalisht duke i lënë të besojnë se atë që ju keni shpikur dhe që është e denjë për grupin e “washwomen” (pastrueseve) tradicionale.
Nuk kam asgjë kundër konsideratës suaj negative për një editorial të gazetës Tema. Nëse ajo ka qenë diçka që nuk ia vlen, zemërimi juaj duket një luks i madh për një washwomen dhe unë ndjehem i respektuar që keni shkruar qoftë edhe kaq keq. Të jeni të sigurt se gazeta që unë drejtoj i ka lexuesit të kualifikuar, njerëz që dinë të lexojnë më mirë se një washwomen. Zakonisht kaq shumë ndaj nesh nervozohen njerëz që duan të fshehin diçka. Pak më butë se kaq më kanë folur dhe shkruar njerëz që më vonë dhe më kanë qëlluar dhe kanë dashur të më asgjësojnë fizikisht. Uroj të mos kesh halle të ngjashme me ta në këtë zemërim pa kuptim për ato që janë shkruar.
Më poshtë ju shkruani:
Ma merr mendja se urrejtja që ju keni demonstruar në editorialin tuaj nuk do t’ju lejojë të publikoni atë që po shkruaj. Unë jam duke e bërë thjesht për të provuar nëse ju kujdeseni për të kaluar tek lexuesit të vërtetën reale.
Michael Granoff është i njohur në Shqipëri që nga viti 1995 kur Presidenti Clinton e zgjodhi Kryetar i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”. Kjo nuk është e saktë! Presidenti Clinton e zgjodhi Domenick G. Scaglione si kryetar dhe zotin Granof si anëtar të Bordit të Drejtorëve.
Vite pas Fondi ishte operacional, për shkak të sëmundjes sime, Z. Granof u zgjodh nga Bordi i Drejtorëve të jetë kryetar, ndërsa unë kam mbetur si kryetar emeritus, dhe jam ende shumë aktiv si anëtar i Bordit.
Befasohem kur shoh se ju pranoni faktin se AAEF ishte një “sipërmarrje e provuar të jetë e suksesshme dhe është ende aktive në Tiranë”. Është në sajë të AAEF, një vullnet i mirë miqësie i SHBA-së, që Shqipëria përshpejtoi rrugën e saj drejt përparimit në cilëndo fushë.
Banka Amerikane e Shqipërisë, e lindur nën kryesimin tim, ishte banka më e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më e mira në të gjithë rajonin e Ballkanit. Krijoi punësim për të ushqyer më shumë se 600 familje. Ajo ndihmoi industritë lokale me miliarda dollarë kredi dhe ofroi shërbime ultra-moderne për të cilat as që ishte ëndërruar ndonjëherë.
Nga gjithë çfarë rendisni si gabime, është vetëm një gabim teknik, kur i referohem zotit Granoff si Kryetar i Bordit të Fondit, ndërsa ai ka qenë një anëtar. Për këta jam gati ti kërkoj ndjesë lexuesve pasi atij nuk i duhet. Paragjykimi juaj se unë nuk do ta botoj këtë reagim tuajin, pa më njohur kurrë është një problem që duhet ta rishikosh tek personaliteti yt, jo tek unë. Unë jam një gazetar që luftoj për lirinë time të të shkruarit dhe të të menduarit në një vend ku atë e kam paguar me dhunë fizike, me dënime të padrejta, me përpjekje për eliminime fizike nga killer-a të kryeministrit dhe gruas së tij, që ju adhuroni, dhe me një terror më shumë se fizik ndaj familjes ime. Nuk je i detyruar të ndash me mua këto shqetësime, por nuk të lejoj që cenimin e lirive të mia dhe kolegëve të mi në këtë vend ti quash si vlera. Je i lirë të flasësh për vlerën e lekut në këtë vend, por jo për vlerën e lirisë që na mungon ne që jetojmë këtu.
Jam i çuditur se në gjysmën e artikullit jeni bërë nervoz pse unë lavdëroj zoti Granoff si njeri të zotin dhe fondin tuaj si të suksesshëm. Nuk kam shpjegim për këtë paranojë. Përpiqu të gjesh specialist të fushës që shpjegon paranojat për tu sqaruar. Unë e vlerësoj zotin Granoff si një drejtues të zot të Fondit siç kam thënë dhe në atë artikull dhe vetë Fondin një sipërmarrje të suksesshme. Fakti që keni bërë biznese me njerëz të rrethit të Berishës nuk ju komprometon, por thjesht na shton ne dyshime rreth punës së dytë të padeklaruar të zotit Granoff në favor të zotit Berisha. Nëse do dhe emra unë mund tua dërgoj në e-mail pasi nuk dua të përgojoj bizneset ku jeni partner. Për lehtësi po të them se në një rast jam befasuar kur doli se në ndërtimin e fabrikës së Gërdecit, që shkaktoi 26 të vdekur, merrte pjesë me 40 për qind një drejtues i lartë i fondit tuaj, të cilin e keni ende në atë detyrë. Dy ortakët e tjerë të kompanisë e kishin mbiemrin Delijorgji dhe Balliu.
Por dua të ndalem veçanërisht tek një paragraf që dikush me ligësi ua ka përkthyer gabim dhe nëse ju nuk e keni kuptuar këtë, ua fal gjithë reagimin nervoz. Ju shkruani se unë ju kam fyer si qytetar amerikan pasi kam fyer qeverinë amerikane.
Si një qytetar krenar amerikan, unë jam shumë i fyer me deklaratën tuaj për qeverinë time, një “qeveri që krijon probleme të përditshme për papërgjegjshmërinë e saj ndaj qytetarëve të saj dhe skandalet e korrupsionit dhe drejtësisë.” Përveç të qenit një përbuzës për të gjithë atë që kjo “qeveria e papërgjegjshme “ka bërë për vendin tuaj, ju ofendoni edhe dorën më miqësore të ndihmës që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Është mëse e vërtetë thënia se vetëm qentë kafshojnë dorën që i ushqen. Unë kërkoj që ju të kërkoni ndjesë. Një kërkim ndjese për qeverinë time, mikun më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nga ajo që keni shkruar, mund të shoh se ju jeni plotësisht injorant në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të miqësisë. Dhe kjo është ajo që juve iu predikoni lexuesve tuaj?
Zoti Scalione. Unë nuk e kam shkruar këtë paragraf për qeverinë amerikane, por për qeverinë shqiptare dhe i referohem asaj çfarë zoti Granoff bën për qeverinë shqiptare në Uashington siç e thotë titulli i shkrimit dhe vetë përmbajtja e paragrafit që dikush ua ka përkthyer keq, ose që ju keni dashur tua përkthejë keq. Shkrimi është i botuar në shqip dhe origjinali është ende online, mund ta ripërktheni. Kësisoj nuk dua të bëj asnjë koment për shpërthimin tuaj racist, duke e krahasuar ndihmën që i keni dhënë popullit shqiptar si një ushqim që ia keni hedhur një qeni mosmirënjohës. Unë vetë nuk kam punuar kurrë për ju dhe nuk ndjehem qen i pabesë me ju. Kam punuar për dy radio të qeverisë amerikane, r
