Ata që nga burgjet dolën
Meditim Hysen Haxhiaj*
Duke parë dallgët e detit
që drejt bregut shkumëzojnë,
me furi e me gjëmime
sikur duan ta shkallmojnë
Edhe shkëmbi që është shkëmb
nga kjo forcë e pandërprerë,
duket se në shpirt i dhemb
dhe gatitet që të bjerë.
Në kujtesë të moshës time
jeta me një dallgë më ngjan
por unë kurrë snxorra rënkime
dhe pse shpirti shpesh më qan
Që pesë vjeç me epitete,
ata që u dhashë të hanë,
fyerjet mi dhanë me vete,
dhe më çuan në hapsanë.
Herë kulak e herë armik
çkam dëgjuar unë e di,
unë që diellin bëra mik,
dhe për dritën u bësh fli
Njëzet vite plot kaluan
vendi im i gjore çpo heq,
mua plaget smu shëruan
dhe çdo ditë më shpojnë më keq.
Nuk kam penë që të tregoj
lëre lëre çndodh këtu,
komunizmi ndërroi veç bojë
nga i kuq na u bë blu.
Prostituta dhe hafije
militantë karabushë
hajdutë me poste partie
vidh e vidh se spyet kush
Mjerë ai që e ngre zërin
me pështymë mafja të mbyt
e kush thotë se erdh liria??
Komunizmi ka 7 shpirt
Në tribunë edhe ekrane
vetëm dinë të recitojnë,
vend i kthyer rrumpallhane
ku veç djajtë mund të sundojnë.
Shqipëria brenga ime
kryeulur përmbi gur,
ku shkuan ato premtime
që u thanë për ty dikur.
Mbi flamurët e leckosur
qielli im rënkon prej vrerit
sbëhet kurrë demokraci
me këlyshët e Enverit.
Prish bucela bëj kanace
me furi e sy mërish,
fushat mbushur me gjembaçe
dhe baraka arrixhinjsh
Ata që nga burgjet dolën
demokratë nacionalistë,
mbetën prapë me gisht në gojë
se askush si ka në listë
Duke parë dallgët e detit
që mbi breg lëshojnë mëritë,
më kujtohet mosha ime
dhe mërzia më zhurit
Ju bëj thirrje kudo jeni
nga atdheu ktheni sytë,
se nuk ka si balta jote
e kanë thënë dhe Perënditë.
*Autori, sot 74 vjeç, ka bere 15 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Eshtë kryetar i një prej shoqatave të të perndjekurve në vend