Gjirokastër, kapet 150 kg drogë
Policia tha se kishte organizuar një operacion të koduar “Piloti”, në aksin rrugor Gjirokastër- Derviçan.
Makina ku ishte sasia e drogës ishte përplasur me një bordurë për shkak të shpejtësisë së madhe, ndërkohë që shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke i shpërtuar prangave të policisë.
Policia gjatë kontrollit të automjetit gjeti sasinë e drogës, por ndërkohë zbuloi se edhe makina ishte e vjedhur, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Sarandës. Sasia e drogës do të transportohej në drejtim të Greqisë, ku do të shitej.