E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj Berluskonit, agresori kërkon ndjesë

MILANO- Kryeministri Italian Silvio Berluskoni do të qëndrojë në spital të paktën dhe për dy ditët e ardhshme, pas sulmit të së dielës që i theu hundën, kanë thënë mjekët.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, i cili u godit në fytyrë me një statujë prej hekuri, ka gjasa të mos largohet nga spitali para të mërkurës. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku personal i Berluksonit, Alberto Zangrillo për agjencinë e lajmeve ANSA. Ndërkohë media italiane bën të ditur se sulmuesi i tij Masimo Tartaglia, ka kërkuar ndjesë, për atë që ai e quajti “akt sipërfaqësor, frikacak dhe i pavëmendshëm".

Situata është e qetë, por gjëndja shëndetësore e Berluskonit kërkon shumë vëmendje” ka bërë të ditur zoti Zangrillo, duke shtuar se kryeministri ka gjasa të kthehet në punë brenda 10 ditësh.

Berluskoni ka dhimbje koka dhe vështirësi në të ushqyer, shtojnë mjekët. Mes plagëve përfshihen dhe një e prerë e thellë nën syrin e majtë si dhe dy dhëmbë të thyer.

Zangrillo thotë se kryeministri Italian, ka humbur gjysëm litër gjak nga sulmi i cili ndodhi menjëherë pas përfundimit të një takimi politik që po zhvillonte në sheshin Duomo të Milanos, vendlinjda e Berluskonit.

Agresori i tij i cili u arrestua menjëherë pas sulmit, shpërndau një letër përmes avokatit ku i kërkonte ndjesë Berluskonit për sulmin.

“Nuk e njoh veten time” shkruan 42 vejcari Tartaglia, i cili goditi Berluskonin me n jë statujë të katedrales së Milanos.Ai shton në letër se “ ka vepruar i vetëm, pa u ndikuar nga politika apo militantizmi” – shkruan ANSA.

Agresori, i cili prej 10 vitesh vuan nga sëmundje mendore rrezikon 5 vjet burg nëse dënohet për sulmin ndaj kryeministrit 73 vjecar.

Sulmi, ka shtuar pyetjet mbi sigurinë e jetës së Berluskonit. “Vërteton në një mënyrë shqetësuese se sistemi i mbrojtjes së kreut të qeverisë nuk është efektiv dhe ka probleme” thotë avokati Carmelo Briguglio, anëtar i këshillit të sigurisë parlamentare.
(s.g&BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›