E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapet 160 kg drogë, tre në pranga

Operacioni i koduar “Gllava”, përfundoi me arrestimin e tre personave, ndërsa një i katër është shpallur në kërkim. Gjatë aksionit është arrestuar  shtetasi Algert Naçi, 28-vjeç, Edmir Maça, 31-vjeç, Vision Katirai (drejtuesi i mjetit të drogës) 18-vjeç dhe është shpallur në kërkim Dorian Shehu, nga Tepelena, 21-vjeç.

Droga e hedhur në fshatin Miricë, ishte e mbështjellë në 145 pako me letër natriban, dhe secila pako peshonte 1.1 kg.

Droga vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion Fierin. Policia ka sekuestruar dy automjete, në të citë ndodhej lënda narkotike, përkatësisht një Audi A 4 dhe një tjetër tip Ford. /Start/

                                                                                             2012-03-28 09:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›