E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon numerimi i votave te kontestuara ne njesine 2 Basha kryeson me 92 vota

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi  këtë paradite votat e hedhura gabim pë zgjedhjet lokale tëTiranë në njësinë Nr.2.

Në total u numëruan 190 kuti të kësaj njësia, ku u gjetën 19 vota për Lulzim Bashën dhe 10 vota për Edi Ramën. Diferenca mes dy kandidatëve për kryetar bashkie pas mbledhjes së sotme arrin në 92 vota plus për kandidatin Basha.

Pritet që numërimi të rinisë sërish në orët e pasdites kur do të nisë numërimi i fletëve të hedhura gabim në njësinë nr 3. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve filloi dje procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në ditën e djeshme rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Kjo e coi diferencen mes te dyve në 83 vota një ditë më parë. Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi.

Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë.

Për çdo tavolinë ky proçes ndiqet edhe nga dy vëzhgues të PD-së dhe PS-së.

Për fletët e hedhura gabim shikohet zarfi ku janë futur fletëvotimet e kontestuara. Gjithsej do të hapen 1793 kuti për të numëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Procesi i numërimit do të kryhet në sallën kryesore të KQZ-së, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e këtij institucioni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›