Schulz: Nuk mund te pranojme perjashtimin e LSI-se

Kryetari i grupit socialist ne Parlamentin Evropian, Martin Schulz njekohesisht edhe nenkryetar i Internacionales Socialiste, e cilesoi kodin e ri elektoral shqiptar, si shume te rendesishem per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partizan i nje ribashkimi te se majtes shqiptare, ai komentoi procesin e deritanishem te hartimit te kodit. “Berisha me Ramen kane nje synim shume te qarte per te perjashtuar partine e Ilir Metes nga ky proces dhe kete ne nuk mund ta pranojme.
Ndaj per kete une kam organizuar nje takim midis Ilir Metes dhe komisionerit pergjegjes per zgjerimin e BE-se Olli Rehn. Ne kete kontekst mund te them se zoti Rehn ka rene dakord qe te zhvilloje nje takim me perfaqesues te qeverise, me parti te tjera dhe organe te tjera shteterore”, eshte shprehur Schulz.
Raport-progresi i fundit i Komisionit Evropian i cileson zgjedhjet e ardhshme parlamentare si thelbesore per demokracine shqiptare.