Tre persona ende nen rrenoja

“Gjate operacionit te kerkim-shpertimit eshte bere e mundur shpetimi i 15 banoreve, kater prej te cileve kane pasur nevoje per ndihme mjekesore. Momentalisht rrezikojne ende te pagjetur tre persona”, eshte shprehur zedhenesi i Ministrise.
Ministria konfirmoi se shkak per ngjarjen e rende ka qene kryerja e nje ndertimi prane pallatit te shembur.
“Nga hetimet paraprake mendohet qe ngjarja e rende te jete shkaktuar si rrezultat i punimeve qe po kryeheshin ne afersi te ketij pallati banimi, si pasoje e te cilave eshte shkaktuar rreshkitja e dheut ne themelet e pallatit”, theksoi zedhenesi i Ministrise.
Sipas tij, policia ka ndaluar dy persona pergjegjes per ndertimin qe shkaktoi shembjen e pallatit. Njeri prej tyre ishte ndaluar ne tentative per t’u larguar nga Shqiperia permes pikes kufitare te Kakavijes.
“Forcat e policise kane shoqeruar drejtues te firmes “Arti SHPK”, njeri prej te cileve ne afersi te pikes se kalimit kufitar Kakavije, ne tentative per t’u larguar nga Shqiperia”, tha zedhenesi. Sipas Ministrise, operacionet e kerkim-shpetimit vazhdojne pa nderprerje.