Gjirokaster largimi i Tavos shkakton reagime

Ky lajm nga opinioni brenda dhe jashte socialisteve ne Gjirokaster eshte shoqeruar me qendrime nga me te ndryshmet dhe nga me te kundertat. Por pavaresisht nga opinionet dhe qendrimet e kunderta per nje gje te gjithe jane te te njejtit mendim ne thelb te levizjes te fundit politike te Vangjel Tavos qendron konflikti i vjeter mes tij dhe kryetarit te Bashkise se Gjirokastres Flamur Bime.
Perplasjet e shpeshta Tavo-Bime qe shfaqen e theksohen e behen me evidente ne situate fushatash elektorale te zgjedhjeve te pergjithshme apo lokale dhe zgjedhjesh brenda deges se PS ne Gjirokaster duket se kane ne permbajtje te tyre rivalitetin mes tyre per te kontrolluar partine ne Rrethin dhe Qarkun e Gjirokastres.
Ndonese vendimi i deputetit Tavo per largimin e tij nga PSSH vjen vetem pak dite pas largimit te deputetit Paulin Sterkaj nga radhet e PDSH ka pak te ngjare qe keto dy ngjarje te kene lidhje mes tyre. Fakti qe deputeti Tavo ne deklarimet e fundit thote se ne gjirin e PS nuk ka demokraci te brendshme se forumet e kesaj force shperfillen dhe injorohet jo vetem baza por edhe deputetet e zgjedhur te cilet thirren vetem ne beteja elektorale te bind qe inatet e tij te lidhen me zhvillimet e brendshme politike ne baze dhe jo ne qender.
Pavaresisht se ne deklarimet e Tavos anashkalohen perplasjet dhe sherret mes grupimeve pro dhe kunder kryetarit aktual te bashkise Flamur Bime klima politike aktuale brenda radheve te PS ne Gjirokaster ka qene me e paqendrueshme se kurre. Mjafton te kujtojme se Gjirokastra eshte rrethi i fundit ne shkalle qarku dhe ndoshta edhe ne shkalle vendi ku zgjedhjet per kryetarin e deges se PS nga anetaresia e asamblese nuk kane perfunduar nderkohe qe ne Permet dhe Tepelene procesi ka perfunduar dy muaj me pare.
Kane qene perplasjet e kahershme mes ketyre dy grupimeve ne gjirin e socialisteve gjirokastrite qe e detyruan PSSH qe ne Gjirokaster dhe ne disa rrethe me problematike te ngjashme dy vjet me pare te ndante organizaten ne dy struktura duke kaluar nga struktura ne nivel rrethi ne strukture me dy kryetare qytet dhe fshat. Ne zgjedhjet e tanishme nuk do te kete me dy por vetem nje kryetar.
Momentalisht te gjitha organizatat socialiste ne rreth kane organizuar mbledhjet perfundimtare prej nga ku kane nxjerre propozimet perkatese me emrat e 14 kandidateve per kryetar partie te rrethit. Mirepo burime te brendshme nga radhet e socialisteve lokale bejne te ditur se pavaresisht nga lista e gjate e kandidateve tre jane emrat me konkurrent dhe me te mundshem Florian Hysi krahu i djathte i kryebashkiakut Bime ne njeren ane dhe perballe tij dy kandidate Ismail Zeko dhe Arben Gushi.
Te gjithe jane propozuar nga asamblete socialiste por ata qe nuk kane mbeshtetjen e Bimes nuk kane shanse qe te perzgjidhen ne instancat me te larta te PSSH-se pasi ai sipas mbeshtetesve te Tavos kontrollon me dore te hekurt strukturat lokale te partise. Deklarata e befte e Tavos vjen ne momentin kur kandidaturat jane derguar per miratim ne seline qendrore te PSSH-se e cila do te perzgjedhe dy ose tre kandidatet qe me pas kryesia e zgjeruar e Rrethit te Gjirokastres do ti votoje per te zgjedhur kryetar njerin prej tyre.
Gjithe fushata e zgjedhjeve brenda radheve te socialisteve gjirokastrite eshte shoqeruar me probleme pothuajse ne komunat e ketij rrethi pasi organizatat dhe asamblete e tyre socialiste nuk ishin mbledhur per te bere propozimet e kandidaturave por gjithsesi per opinionet e ketushme Florian Hysi i zgjedhur ne krye te deges se PS-se vetem per qytetin e Gjirokastres ne janar 2006 duke pasur edhe mbeshtetjen e Bimes duket se kishte shanset me te medha per tu zgjedhur edhe kryetar i rrethit. Vetem disa ore pas publikimit te lajmit perkrahes te Tavos dhe Bimes jane mbledhur vecmas njeri-tjetrit per te pergatitur reagimet ne kundershtim dhe ne mbeshtetje te qendrimit politik te Tavos.