Piramidat Greqia perfundon ne Strasburg

Kerkesa e ketyre dy firmave qe jane shpallur debitore kane te bejne me pasuri te sekuestruara dhe nje shume parash me vlere nga 15 deri ne 20 milion dollare.
Ato qendrojne aktualisht te bllokuara ne bankat greke qe iu referohen ligjeve nderkombetare per origjinen e tyre te paligjshme me gjithe kerkesat e riperseritura te Tiranes zyrtare per riatdhesimin e ketyre parave te fajdeve te shqiptareve.
Ajo cka gazeta komenton ne menyre teper te vecante eshte fakti qe perse kjo padi mbeshtetet nga avokatura e shtetit shqiptar e cila do te perfaqesohet si pale e trete ne proceset gjyqesore ne Strasburg.
Madje shtohet qe firmat shqiptare kane lidhur marreveshje me nje studio ligjore greke dhe jane ne kerkim edhe te nje tjetre duke premtuar 15 ne rast fitimi te gjyqit.
Gazeta permend faktin se ne vitin 1997 kur falimentuan firmat piramidale ne krye te shtetit shqiptar ndodhej perseri kryeministri Berisha nenvizon se priten edhe padi te reja ndaj shteteve te tjera si Italia Austria Hungaria dhe sidomos Turqia duke kerkuar riatdhesimin e parave qe jane cuar ne keto vende ne menyre te paligjshme.
Ne artikull nuk mungojne edhe komentet se ndoshta kjo padi eshte nje loje pershtypjesh per konsumim te brendshem nga ana e qeverise shqiptare ne menyre qe qytetaret e mashtruar te harrojne faktin qe askush ne vitin 1997 nuk i kishte mbrojtur ndersa falimentimi solli ditet me te erreta ne historine shqiptare te postkomunizmit kur mbizoteroi ligji i kallashnikoveve dhe Shqiperia njohu valen me te madhe te emigrimit per arsye te shkaterrimit te ekonomise.