Prudentino mafia synonte lojerat e fatit

Sipas te dhenave qe disponon zyra e antimafias ne Lece rezulton se Sacra Corona Unita ka kaluar te gjitha financat dhe aktivitetet e saj ne industrine e kazinove dhe lojerave te fatit duke u terhequr nga kontrabanda e cigareve e cila konsiderohej veprimtari me e veshtire si pasoje e kontrolleve kufitare ne porte dhe pa fitime te garantuara.
I arrestuari ne Vlore Albino Prudentino prej disa shtate vitesh kishte si mision shtetet e Ballkanit per te shqyrtuar cdo mundesi per hapje biznesi ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive. Dhe se fundi ai kishte zgjedhur Shqiperine.
Albino Prudentino ka ne pronesi te tij nje kazino ne Vlore nje kazino ne Tirane si dhe nje bar-restorant-piceri dhe pasticeri ne zonen e Skeles. Asetet e tij ekonomike priten tashme te bllokohen pas kerkeses qe shteti italian do ti duhet ti beje homologeve shqiptare.
Pritet qe edhe pronat e tij ne Vlore te bllokohen edhe ne baze te ligjit te ri antimafia i cili hyri ne fuqi pak muaj me pare.
Kerkesa per sekuestron e pronave te Prudentinos eshte ceshtje ditesh dhe do ti drejtohet Gjykates se Shkalles se Pare ne Vlore. Aktualisht ato jane ne eficence te plote pune.
Per me shume se nje vit Sherbimi Informativ Kombetar ka vezhguar aktivitetin e tij si nje anetar i organizates te fuqishme mafioze.
59-vjecari eshte zbuluar nga Sherbimi Informativ i cili kishte informacione prej kohesh per mafien italiane qe po investonte ne Shqiperi ne bashkepunim me operacionet speciale te policise italiane si dhe me agjencite e instaluara prane Ministrise se Brendshme.