E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, makina del nga rruga, humb jetën polici i kufirit

GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Krinë-Asim Zeneli, të qytetit të Gjirokastrës.

Mësohet se në aksident është përfshirë një polic i policisë kufitare.

Polici Miho Mihali, 51 vjeç po kthehej nga shërbimi, kur mjeti i tij tip ‘Fiat Punto’ me targa AS 754 YB, ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka nisur hetimet për të zbardhur shkqet e aksidentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›