Aleks Ferguson: Kur shkonim në Tiranë me bukë me vete më 1982
TIRANE- Mund të duket si në një kohë tjetër, në një vend tjetër, një periudhë kur futbollistët e Skocisë nuk kishin frikë të ndesheshin me më të mirët e Evropës. Skuadra e multitalentuar e Aberdinit, e cila 30 vjet më parë fitoi Kupën e Kupave nën drejtimin e Aleks Ferguson, bëri vërtet një start të vështirë kundër Dinamos së Tiranës, më 15 shtator 1983.
Skocezët e patën nisur aventurën e tyre me një fitore mbresëlënëse 7- 0 kundër zvicerianëve të Sionit. E vetmja gjë e çuditshme që pati vërejtur Ferguson pas asaj ndeshjeje, ishte fakti se homologu i tij i vuri futbollistët e Sionit të bënin një seancë stërvitore pasi ndeshja kishte mbaruar. "Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë, po ndiqja i habitur vrapimet e tyre nën reflektorët e një stadiumi të boshatisur", ka rrëfyer dje Ferguson për "Scottish Television". Sipas tij, do të ishte më mirë që kjo të kishte ndodhur para startit të ndeshjes. Megjithë këtë, Aberdini fitoi 4-1 në ndeshjen e kthimit.
DINAMO
Por, ndeshja që sipas Aleks Ferguson i dha shtysën ekipit të tij ishte pikërisht ajo me Dinamon e Tiranës. Skocezëve të Aberdin iu desh shumë punë të fitonin ndaj një ekipi të panjohur, ku futbollistët punonin edhe shitës në dyqane, përveçse luanin futboll. Fergi, një njeri i mësuar me "dhimbje", nuk i la asgjë rastësisë. "Atëherë ishte periudha e Luftës së Ftohtë dhe në Shqipëri e kishte çdo njeri të pamundur të merrte vizë, ndërsa televizionit shqiptar nuk mund t'ia gjente valët as një elektriçist metodik", kujton Ferguson. Sipas tij, Dinamo ishte një ekip i fortë, me një mbrojtje "hermetike" dhe një ekip që dukej larg izolimit. "Ne fituam 1-0 në ndeshjen e parë, me një gol të Xhon Hjuit, - kujton Sër Aleks. - Por, ishte një paraqitje e pakënaqshme, që na la shumë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit", deklaron më tej trajneri i Mançester Junajtid, i cili që prej asaj kohe, në mbrëmjet europiane kërkon nga lojtarët e tij që të derdhin "gjak" në fushë.
SHQIPTARËT
Aleks Ferguson ka kujtuar detaje interesante të asaj ndeshjeje, e cila sot mbush 29 vjet. "Më duhet të them se shqiptarët e donin shumë Skocinë, - rrëfen ai. - Ne i çuam në një hotel të mirë, duke iu treguar mikpritjen tradicionale skoceze. Gjëja që i kënaqte më shumë është se mund të porosisnin fileto mishi që në mëngjes", shton ai. Duke patur një ide se Shqipëria vuante për të ngrënë, Ferguson kujton se skuadra e Aberdinit mori me vete pako të tëra me ushqim dhe për këtë iu desh të prisnin për një kohë të gjatë në aeroport, ku iu nënshtruan kontrolleve të shumta. Por, tekniku i Junajtid e dinte se kishte një skuadër të mirë me futbollistë si Uilli Miler e Aleks MekLish. Por, kishte një faktor tjetër që e shqetësonte atë më shumë. "Fusha ishte në kushte të mrekullueshme, por problemi më i madh ishte i nxehti. Edhe pse ishte 15 shtator, temperatura shkonte deri në 32 gradë, - kujton ish-tekniku i Aberdinit. - Gjatë ndeshjes mendoja se do të lodheshim, por për çudi ishin shqiptarët ata që u lodhën të parët dhe aftësia jonë për të rezistuar ishte çelësi i suksesit". "Barazuam 0-0 dhe ishte një performancë e mirë nga ana jonë, pasi duhet të kishim fituar. Gjithsesi, në ato momente ishim shumë të kënaqur me kualifikimin", rrëfen Sër Aleks. Në atë edicion, Aberdini fitoi Kupën e Kupave, duke mundur 2-1 në kohën shtesë Realin e Madridit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)