E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Permiresimi i transparences dhe lufta kunder korrupsionit mbeten prioritet ne Shqiperi

Zeri i Amerikes Zoti Meta Shqiperia ka nje treg te vogel dhe per pasoje nuk e ka aq te lehte te terheqe investime te medha. Ne kushte te tilla aq me i rendesishem behet sundimi i ligjit dhe funksionimi transparent i qeverisjes. Para se te marr mendimin tuaj per klimen e biznesit ne Shqiperi po citoj nje pjese nga fjalimi i djeshem i zevendes ndihmes sekretarit te  shtetit i cili tha se

Ne se qeverite e rajonit deshirojne te terheqin investimet e huaja te drejteperdrejta qe u duhen per te ndertuar ekonomite e tyre per te hapur vende pune ato duhet te bejne me shume per te forcuar sundimin e ligjit. Pa u luftuar korrupsioni nuk mund te kete transparence dhe mbajtje pergjegjesie. Ish Sekretari i Shtetit Colin Powell ka thene se kapitali eshte frikacak ai shkon vetem ne ato vende ku ka qartesi ligjore ku shoqeria dhe qeveria mbeshteten tek kuadri ligjor ku ka qeveri te pergjegjshme kapitali largohet nga korrupsioni largohet nga vendet me politika te keqia largohet nga ato shoqeri e vende qe kane mbetur ne sistemet e kaluara te korruptuara dhe me politika te gabuara.

Z. Meta cfare ndikimi mendoni se ka imazhi i Shqiperise si nje vend me korrupsion te larte mbi klimen e investimeve

Ilir Meta Mendoj se Shqiperia e ka arritur  te terheqe me sukses investimet e huaja sidomos gjate viteve te fundit pavaresisht se kane qene vite te veshtira ne pergjithesi per ekonomine boterore por edhe per ekonomine globale dhe rajonale. Absolutisht qe permiresimi i transparences lufta kunder korrupsionit shkurtimi i te gjitha barrierave administrative dhe burokratike ka qene nje prioritet dhe do te vazhdoje te jete prioritet. Sikurse u vu re edhe ne propozimet qe tashme jane ndermarre nga Task Forca per reformen rregullatore e asistuar edhe nga USAID-i te cilat kane permiresuar dhe do te permiresojne edhe me tej klimen e biznesit ne Shqiperi. Nderkohe qe konferenca e organizuar nga Universiteti Xhon Hopkins ketu ne Uashington evidentoi nje problem te rendesishem qe eshte pikerisht perpjekja e te gjithe vendeve te rajonit per te krijuar nje treg rajonal jo thjesht nje treg individual te cdo vendi pasi  dimensioni madhesia e tregut eshte percaktuese per te terhequr investitore te huaj serioz ne rastin konkret investitore te medhenj amerikane.

Zeri i Amerikes Do te doja te ndalesha tek tema e korrupsionit e konkretisht per rastin tuaj Ne procesin per korrupsion qe u hap ndaj jush gjykata ju nxori te pafajshem por per politikanin per vleresimin e tij per karrieren e tij ka dhe nje kriter tjeter te rendesishem qe eshte perceptimi qe ekziston per te. Pra ndonese gjyqi ju dha pafajesine ne rezultatin 5 me 0 mendoni se eshte e sakte te thuhet se si politikan ju keni humbur ne kete rast

Ilir Meta Une kete pyetje nuk arrij dot ta kuptoj per arsye sepse nuk besoj se ka pasur ndonje qe nuk patur iluzion qe e gjithe kjo loje ka qene nje loje vetem politike e pabazuar mbi ligj e pabazuar mbi legjislacionin shqiptar legjislacionin evropian dhe ate nderkombetar. Megjithate ka qene nje loje qe une e kam pranuar perderisa kam nje pergjegjesi publike. Kjo do te thote qe edhe pse kam qene i bindur per gjithcka te paligjshme politike kam dhene doreheqjen pikerisht per shkak te kesaj ndjeshmerie qe mund te ekzistoje ne pergjithesi per politikanet per tu paraqitur perpara ligjit pa funksione qeveritare si cdo qytetar shqiptar. Njekohesisht te gjithe kete proces i cili eshte demontuar hap pas hapi prej gati nje viti absolutisht qe une kam kerkuar qe ti shkoj deri ne fund dhe qe kjo ceshtje te mos pushohej per procedura pavaresisht se gjykata i konsideroi shumicen e veprimeve te kryera nga prokuroria si veprime te paligjshme ne kundershtim me ligjin shqiptar me Kodin e Procedures Penale dhe me Konventat Europiane ku Shqiperia aderon. Ndersa per sa i takon aspektit moral ky aspekt ka perfunduar perpara gjyqit sepse me 8 maj ne zgjedhjet e pergjithshme vendore te cilat ishin do te thosha mese politike per shkak te politizimit te qasjeve qe iu be natyrisht jo nga ana ime apo e partise Levizja Socialiste per Integrim LSI pati nje rritje prej 50 te votave dhe rritja me e madhe u shenua ne Tirane ku beteja ishte edhe me politike.

Zeri i Amerikes Ju jeni nder politikanet e pakte ne Shqiperi qe keni dhene doreheqjen per te lejuar procesin gjyqesor qe te vazhdoje Tashme qe procesi ka perfunduar dhe keni marre pafajesine a keni ndermend te ktheheni perseri ne qeveri

Ilir Meta Kjo nuk aspak nje ceshtje e rendesishme apo nje prioritet per mua. Per mua prioritet eshte pershpejtimi i integrimit evropian pte Shqiperise. Kjo eshte edhe nje nga temat kryesore qe kam diskutuar edhe ketu ne Uashington ne Departamentin Amerikan te Shtetit dhe ne shume institucione te tjera edhe ne Kongres edhe ne Senat me drejtuesit me te rendesishem qe merrem me marredheniet e Kongresit dhe Senatit me Europen. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes pas perkrahjes se jashtezakonshme qe i dhane Shqiperise per tu anetaresuar ne NATO tani gjithe prioritetin e tyre kryesor ne raport me Shqiperine por edhe me rajonin e kane ne drejtim te pershpejtimit te axhendes integruese gje qe u theksua edhe nga zevendessekretari i shtetit zoti Reeker edhe ne takimin me mua por edhe ne konferencen te ciles edhe iu referuat. Ne kete drejtim lufta kunder krimit te organizuar lufta kunder korrupsionit mbeten nje prioritet. Kjo ishte edhe nje nga arsyet e takimit tim me administratorin e Agjencise se luftes kunder trafikut te droges ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Une jam i sigurt qe Shqiperia do te shenoje progres te vazhdueshem edhe  me perkrahjen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Zeri i Amerikes Ju me zotin Prifti keni shpallur armepushim por ka kritike ne Shqiperi qe thone se kjo eshte nje marreveshje e heshtur nje lloj bashkefajesie pas se ciles palet mundohen te fshehin dicka. Cili eshte komenti juaj per keto kritika

Ilir Meta Nuk kam shpallur as lufte as armepushim me asnje politikan dhe nuk kam asnje raport personal me askend. Une kam kerkuar qe kjo ceshtje te hetohet dhe te hetohet deri ne fund dhe natyrisht deshmitari i vetem praktikisht nga 20 deshmitare qe solli prokuroria ne gjyq beri punen e tij deri ne fund. Kjo eshte ceshtje e tij. Une nuk kam ndermend te merrem me ceshtje te cilat nuk kane te bejne as me vizionin tim per te ardhmen e vendit dhe as me ceshtjet e tjera per me teper me ceshtjet qe jane pjese e punes qe do te beje drejtesia dhe gjykata.

Zeri i Amerikes Per sa i perket reformes zgjedhore ju keni bere dy propozime konkrete te cilat mund te realizohen pa nderhyrje ne Kushtetute njeri ka te beje me ndryshimin e ndarjes administrative dhe tjetri me modifikim te sistemit aktual me korrektim kombetar. Per keto propozime a  keni mirekuptimin e Partise Demokratike me te cilet jeni aleate ne qeveri

Ilir Meta Per Levizjen Socialiste per Integrim ceshtja e Reformes Zgjedhore nuk  eshte ceshtje e ngushte as e dy partive qofshin keto  le te themi te medha sic ju pelqen vete te quhen Partiaa Demokratike dhe Partia Socialiste.  Une mendoj se kjo eshte ceshtje e qytetareve shqiptare sepse behet fjale per respektimin e te drejtes se votes se tyre.  Ne kete drejtim qendrimi yne mbetet i pandryshuar per te respektuar dhe kete parim kushtetues qe ka te beje me barazine e votes dhe qe eshte shprehur ne menyre shume te qarte e cila praktikisht eshte cenuar dhe cenohet nga i ashtuquajturi model spanjoll i sistemit tone proporcional rajonal. Ne i kemi bere disa propozime partite e tjera kane bere propozime te ndryshme. Besojme qe ky proces te ece perpara pa paragjykime.

Zeri i Amerikes A mendoni se do te arrihet te permbyllet ne kohe ky proces dhe te mos kete vonesa sikurse ka ndodhur ne te kaluaren ne Shqiperi

Ilir Meta shte nje proces qe duhet te eci me shpejt eshte nje proces i rendesishem edhe per te perparuar me procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat nga ana e vendit tone. Gjithashtu zgjedhjet nuk jane shume larg. Pra sa me shpejt te perfundojne ndryshimet ne kod aq shume kohe do te kemi te gjithe se bashku per te inflementuar keto ndryshime mbi gjithe infrastrukturen e administrimit te zgjedhjeve.

Zeri i Amerikes A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e vendit kandidat ne fund te vitit dhe nese po cilat jane ceshtjet me te mprehta qe duhen te realizohen deri atehere

Ilir Meta Per mendimin tim do te ishte nje padrejtesi e madhe nese Shqiperia nuk do ta merrte statusin e vendit kandidat.

Zeri i Amerikes Padrejtesi ne drejtim te kujt

Ilir Meta Padrejtesi edhe ne drejtim te qytetareve shqiptare edhe ne drejtim dhe te raportit Shqiperi-Bashkim Europian ne drejtim dhe te asaj qe Shqiperia ka bere ben per paqen e stabilitetin ne rajonin e Ballkanit permes nje politike shume te vleresuar.

Zeri i Amerikes Nuk besoj se ju po e kaloni fajin tek Bashkimi Europian

Ilir Meta Nuk eshte ky qellimi im tia le fajin dikujt aq me teper ne drejtim te paditur. Por Shqiperia persa i takon kriterit ekonomik i ka permbushur thuajse te gjitha detyrimet dhe eshte nje vend qe eshte vleresuar e vleresohet sa i takon te gjitha ketyre reformave. Shqiperia dhe persa i takon dhe perafrimit te legjislacionit ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe kjo eshte vleresuar. Persa i takon disa ceshtjeve te rendesishme te cilat kane te bejne me dialogun politik kuptohet qe nuk ka qene vullneti ketu per te miratuar disa gjera qe u miratuan muajt e fundit por qe mund te ishin miratuar dhe para dy vjetesh apo dhe gjera te tjera qe pritet te miratohen por qe duhet te ishin miratuar dy vjet me pare sikurse eshte dhe rasti i Gjykates Administrative e cila ka te beje edhe me rritjen e transparences ka te beje dhe me luften kunder korrupsionit edhe me permiresimin e klimes se biznesit dhe me shume elemente te tjere. Ndaj une besoj se Shqiperia duhet ta marre statusin dhe angazhimi yne eshte qe ne ti plotesojme te gjitha keto angazhime te gjitha keto prioritete nderkohe qe duhet te kuptojme qe ka dhe prioritete te cilat do te jene per nje kohe te gjate si te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›