Fisher Demokracia shqiptare eshte ne prove
Shqiperia duhet te jape prova te qarta se demokracia e saj eshte ne rrugen e duhur dhe te hedhe hapa te sigurta drejt Bashkimit Europian. Ky eshte nder perfundimet kryesore te konferences nderkombetare qe po mbahet ne Tirane nga Instituti i Studimeve Nderkombetare dhe Instituti Shqiptar i Medias. Eksperte nga SHBA Europa dhe Shqiperia i hodhen nje veshtrim kritik zhvillimeve politike gjate 20 vjeteve dhe te ardhmes se vendit ne perpjekjet per integrim europian.
Drejtuesi i Institutit te Studimeve Nderkombetare Albert Rakipi tha se antaresimi ne BE nuk arrihet ne menyre magjike dhe kerkon shume pune nga te gjithe faktoret shqiptare. Ai tha se keto vite jane te rendesishme per qeverisjen demokratike funksionimin e shtetit shqiptar me legjitimitet popullor per te ndertuar nje ekonomi kapitaliste mbeshtetur ne konkurrencen e lire.
Ndersa eksperti i ceshtjeve shqiptare nga Universiteti Indiana ne SHBA Bernd Fisher tha ne konference se ne 100 vjetorin e pavaresise partite politike duhet te shtojne perkushtimin per te tejkaluar sfidat e zhvillimit te Shqiperise dhe integrimin ne BE. Disa perparime jane bere si antaresimi ne NATO apo liberalizimi i regjimit te vizave por perseri ka mjaft per te ndrequr. Shume vezhgues te brendshem dhe nderkombetare qe ndjekin jeten shqiptare vazhdojne qe te bejne thirrje per reforma urgjente qe lidhen me demokratizimin e vete partive politike dhe forcimin e institucioneve shteterore. Partite ngjajne me teper si grupime shoqerore - tha ai.
Studiuesi i njohur Fisher tha se edhe pas 20 vjetesh jane perseri shume te vogla ndryshimet ideologjike midis dy partive te medha politike Ato jane autoritare pa shume debate te brendshme dhe financimi i tyre ende nuk eshte transparent keto parti ende kerkojne reforma zgjedhore kur nga 10 pale zgjedhje vetem nje raund zgjedhor eshte njohur nga te gjitha palet Fushatat zgjedhore jane te dhunshme ndersa pergatitjet teknike politizohen bashke me dyshimet per numerimin e votave. Krizat perseriten sepse perseriten keto probleme. Perseriten bojkotet dhe shoqatat ende kritikojne per korrupsion dhe krim te organizuar. Gjykatat akuzohen per politizim dhe korrupsion.
Dhuna e 21 janarit solli edhe dhunen e fjalimeve politike fushaten e ashper te zgjedhjeve vendore dhe kundershtimin e rezultateve te tyre. Sipas vezhguesve sfidat jane te njejta zhvillimi i demokracise dhe i ekonomise per te zhdukur dyshimet se Shqiperia po ben hapa prapa - tha zoti Fisher.
Konferenca trajtoi edhe rolin e Shqiperise ne rajon dhe ndikimin qe ka politika e saj e jashtme per te mbeshtetur paqen dhe qendrueshmerine ne Ballkan.