Liria e mediave, OSBE kritikon Shkupin
SHKUP - OSBE ka tërhequr vërejtjen për krijimin e kushteve për respektimin e lirisë së mediave në Maqedoni. Ky mesazh u dha nga përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për media, Dunja Mijatoviç, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë qeveritarë dhe përfaqësues të mediave, shoqatave të gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo apeloi në emër të OSBE-së që politikanët të shprehin më shumë tolerancë ndaj cështjes së gazetarëve. Në raportin e KE-së është kritikuar gjendja lidhur me lirinë e mediave.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)