Gjirokastër, mirëpritet marrëveshja me Booking

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik, por rrit ndjeshëm numrin e individëve që regjistrojnë pronat e tyre në Booking apo AirBnb për t’i dhënë me qira ditore. Deri tani një pjesë e mirë e tyre kanë operuar në informalitet.
Bashkëpunimi midis kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore shqiptare për formalizimin e tregut ka sjell dhe reagimin e platformës Booking. Kjo e fundit nëpërmjet një njoftimi i kërkoi këtyre subjekteve që operojnë në Shqipëri, të vënë në dispozicion numrin tyre të NIPT brenda 31 Tetorit 2023. Gjiothashtu Booking kërkon edhe konfirmimin e regjistrimit për taksën e TVSH-së, datën e regjistrimit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së brenda 31 Tetor 2023.
Duke filluar nga 1 nëntori nëse këto subjekte nuk i kanë kryer këto veprime , kjo platform njofton se do të aplikojmë 20% TVSh në faturën e komisionit që ju dërgon.
Ky hap duket se është mirë pritur nga pronarët që zotërojnë infrastrukturën turistike. Maksim Hoxha Kryetar i Dhomes se Tregëtisë dhe Industrisë, Gjirokastër tha se ky bashkpunim i qeverisë me këto platforma është një hap mirëpritur pasi përveç formalizimit të tregut do të rrisë dhe sigurinë për turistat që vizitojnë këtë rajon.
Synimi i kësaj marrveshjeje nga ana e qeverisë është që nëpërmjet tatimeve, përmes këtyre pagesave që do të kryhen të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve. Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.
Gazetare Eriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /