Gjirokastër, monitorim nga ajri për zona të mbjella me kanabis
GJIROKASTER-Një operacion nga ajri për monitorimin e zonave që mund të jenë mbjellë me kanabis ka nisur sot në jug të vendit nga policia e antidrogës.
Rreth orës 09:00 helikopterë kanë nisur fluturimet mbi Përmet, Frashër, Gjirokastër ku dyshohet se ka parcela të mbjella me kanabis.
Pas kostantimit të bimeve të kanabisit, operacioni vijon me ndërhyrje nga toka për asgjesimin e bimëve të lokalizuara. Ky lloj monitorimi vë para përgjegjësisë kryepleqtë apo punonjësit e policisë që nuk raportojnë për bimët narkotike që mbillen në zonat e tyre në një kohë që ‘thembra e Akilit’ mbetet gjithmonë Komuna e Lazaratit.
(d.b/BalkanWeb)