Shqiptarët në arrati, Familjarët: I vrau greku me snajper. U tradhtuan nga grupi
TIRANE-Flamuri dhe Ermiri (xhaxha e nip) u qëlluan me mllef vetëm se ishin shqiptarë. U masakruan me 153 plumba nga ushtria greke. Ne do ta zbardhim privatisht krimin makabër dhe masakrimin e njerëzve tanë, pasi shteti nuk po reagon…. Abdulla Sinani, vëllai i Flamur Muratit (Sinanit) dhe xhaxhai tjetër i Ermir Sinanit, një prej 8 të arratisurve nga burgu i Trikalas në Greqi, rrëfen detajet e jetës së dy viktimave, njohjen e tyre me Alket Rizain dhe bisedat para se të niseshin drejt Kosovës, që në fakt shkuan drejt Greqisë ku dhe u ekzekutuan.
Z.Sinani, a mund të na rrëfeni vrasjen e vëllait dhe nipit tuaj në 3 korrik?
Në 3 korrik, ne kemi marrë informacione përmes kanaleve informative, të cilat bënin me dije se është vrarë Flamuri dhe Ermiri nga policia greke dhe vendin ku kishte ndodhur vrasja. Me të marrë informacion ne nëpërmjet të afërmve që kemi atje vendosëm që të informohemi për identifikimin e kufomave dhe pas 24 orësh është konfirmuar se pas një përplasjeje me policinë kanë mbetur të dy të vrarë. Ne nuk e dinim se ata ishin në Greqi dhe me çfarë qëllimesh ndoshta kishin shkuar për turizëm ndoshta për punë, por ata janë përplasur me një postbllok policie dhe sipas mediave greke njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në moment dhe personi tjetër pas 6 orësh. Ata janë qëlluar me snajper nga forcat e ushtrisë që i ka thirrur në ndihmë policia dhe mbi ta janë derdhur 153 plumba. Sipas informacioneve që kemi është hera e parë që në operacione të tilla merr pjesë edhe ushtria kur dy persona ndiqen nga ajri dhe qëllohen me snajper. Ne më pas i kemi thënë çunit të tezes, i cili ka shkuar atje për të identifikuar kufomat, të cilat nuk mund të quhen të vrara, por mund të quhen të dhunuara dhe të copëtuara. Ne u shokuam, kur bëmë ritet për t’i përcjellë në banesën e fundit. Por ne nuk do ta lëmë këtë punë me kaq pasi ne do të bëjmë të gjitha hapat e nevojshme për të zbuluar se si dhe pse është përdorur një formë e tillë mbi dy persona.
A mendoni se policia greke ka qëlluar mbi nipin tuaj për shkak se dyshonte për një rrezikshmëri të lartë?
Nuk mendoj, nipi është i arratisur nga burgu, kushdo mund të ikë nga burgu, por kjo nuk do të thotë se ai mund të jetë njeri i rrezikshëm. Unë nuk e di se ku e shikon rrezikshmërinë pala greke që i trajton si të atillë. Nuk kanë në dosjen e tyre asnjë çështje që mund t’i cilësojë si kriminelë. Ata kanë bërë disa gabime, por që kanë marrë dënimin e tyre. Por, ata kanë pasur edhe pakënaqësi nga drejtësia greke sepse në perëndim njerëz me të tillë precedentë dënohen me 3-4 vite burg dhe jo me nga 15 vite burg, vetëm se janë shqiptarë.
Pse thoni se nipi juaj është masakruar? Ju mendoni se kemi të bëjmë me një mllef ndaj shqiptarëve?
Unë i kam parë me sytë e mi kufomat, i kam parë unë dhe vëllai im, asnjë person tjetër. Ata kanë qenë masakruar në një mënyrë që nuk mund ta imagjinoni. Mendoj se ata janë masakruar për shkak të mllefit të palës greke mbi ata, por vetëm ata që kanë dorëzuar trupat e tyre e dinë se pse kanë vepruar në atë mënyrë. Por, mllefi i tyre është treguar edhe të nesërmen kur kemi shkuar për të marrë trupat pasi aty kishte mbi 300 policë me pretekstin se mund të kishte ndonjë sulm nga pala shqiptare. Unë mendoj se trupat e tyre janë dhunuar, pasi janë qëlluar me snajper, i kishin krahët dhe kockat e thyera dhe shumë të nxira gjithandej.
Ka një dyshim se vëllai dhe nipi juaj ka pasur njohje me Alket Rizain dhe se sulmi i tyre i arratisjes ka pasur lidhje me arratisjen e tij, çfarë mendoni ju rreth kësaj?
Njohjen ata e kanë pasur, se kanë jetuar në burgjet e Greqisë, por kjo nuk do të thotë se ata janë nisur për të nxjerrë atë nga burgu. E kanë njohur për shkak të viteve që kanë kaluar në burgje.
Nipi juaj ka qenë pjesë e grupit të arratisur, Marian Kola, ju i njihni pjesëtarët e tjerë të grupit?
Unë njoh vetëm 3 djem, sepse 4 djemtë e tjerë nuk i njoh. Në shtëpinë time në Shullaz ka qenë Marian Kola dhe shokët e tjerë, të cilët i kam mirëpritur si shokët e nipit tim. Ata u nisën bashkë para një muaji dhe na thanë që do iknin në Greqi. Por, unë di t‘ju them që lidhur me akuzat për të cilat akuzohet nipi im dhe grupi i tij për dy vdekje në Greqi dhe një grabitje lekësh në Larisa, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse në atë kohë vëllai, nipi dhe grupi i tij kanë qenë në Shqipëri.
Lidhur me vrasjen nuk ka asnjë reagim nga pala shqiptare, ju keni trokitur në dyert e ndonjë institucioni?
Pasi ne kemi marrë informacionet, kemi kontaktuar me ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçin, i cili na dha një kontakt të një zyre e cila ishte për sjelljen e kufomave. Ata nuk kanë tentuar që të marrin vesh se si ka ndodhur ngjarja. Por ne nuk do të rrimë me kaq se pse shteti nuk vepron, sepse ne me mundësitë tona do ta zbardhim të vërtetën. Nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë që një shtet në përpjekjen për të kapur dy të arratisur, fuqia e të cilëve dihet se deri ku ishte, ndoshta kishte mjaftuar që të mbante në izolim dhe ata do të dorëzoheshin, por jo t‘i masakrojnë dhe t‘i kthejnë në mish për sup dhe të fusin në thes njerëz. Por më mirë të merrnin dënimin dhe jo në këtë mënyrë. Ne do të marrim një avokat që të ndjekë çështjen.
Keni ndonjë dyshim se të arratisurit e tjerë mund t’i kenë shitur të afërmit tuaj?
Ne nuk dimë misionin që ata kanë pasur. Mendoj që ka pasur diçka në bashkëpunimin e tyre, sepse vëllai ynë ishte njeri me inteligjencë, me intuitë. Kam përshtypjen se aty ka pasur diçka, një tradhti brenda grupit, sepse 3-4 njerëz që jetojnë prej disa ditësh në ferra dhe policia nuk i gjen dot, kur ata brenda pak orësh do të ishin kapur. Mendoj se diçka është sabotuar në misionin e tyre.
A keni një apel për drejtësinë greke?
Ata duhet që çështjet dhe njerëzit t´i trajtojnë njësoj.
Unë kam vëzhguar shumë gjyqe në Greqi dhe kam parë se drejtësia i trajton ndryshe shqiptarët dhe kam përshtypjen se edhe të afërmit e mi kanë qenë të indinjuar për drejtësinë greke, sepse ajo i trajton çështjet me moton se janë shqiptarë.
Shqiptarët, 3 muaj arratisje nga burgu. Ushtria greke, super-operacion për kapjen
Më 23 mars 2013, 11 shqiptarë mundën të arratiseshin nga burgu i Trikalas, pas një përleshje me gardianët, duke lënë të plagosur dy prej tyre. Tre prej të arratisurve u kapën menjëherë, ndërsa tetë të tjerë u thanë lamtumirë qelive.
Të arratisurit ishin Flaulant Luli 27 vjeç, Edison Lika 25 vjeç, Ilir Kupa 27 vjeç, Marjan Kola 36 vjeç, Klement Cala 25 vjeç, Admir Murataj 41 vjeç, Ermal Lita 35 vjeç dhe Fatos Sulaj 31 vjeç (disa prej emrave janë të ndryshuar). Ermal Lita, një prej të arratisurve u kap pak ditë më vonë, gjatë një aksioni policor. Mediat greke, duke iu referuar policisë, akuzojnë të arratisurit nga Trikala, si autorë të vrasjes së 25-vjeçares Katerina Zogali, më 30 mars. Vajza u qëllua për vdekje, gjatë tentativës për të grabitur në lokal, që ndodhej në rrugën nacionale Athinë-Thiva. Shqiptarët e arratisur dyshohet të jenë edhe autorë të vrasjes së policit Jorgo Andritsopulu në vendin e quajtur Distomu; grabitjes së një shumë parash prej 1 milionë euro në Larisa, si dhe disa grabitjeve të tjera. Shqiptarët u kthyen në qendër të vëmendjes, pasi u pikasën në afërsi të burgut të Dhomokos, ku ndodhej “tmerri” Alket Rizai, njeriu që ka mundur disa herë të arratiset nga qelitë greke. Në tentativë për ti ndaluar, policia greke ekzekutoi Flamur Muratin (Sinanin) dhe Ermir Sinanin, xhaxha e nip, ky i fundit i arratisur nga Trikala. Ndërsa, gjashtë të arratisurit e tjerë, mes tyre dhe Marjan Kola janë në kërkim. Policia greke ka organizuar superaksione për kapjen e tyre dhe ende nuk ka mundur t’i vërë në pranga, edhe pse dyshojnë se ndodhen shumë pranë kufirit greko-shqiptar.
Sot tek Gazeta Shqiptare intervista e gruaja se të vrarit: S’më lanë të hapja arkivolin. “Më thanë: S’do rrisësh dot djalin” . per me teper lexoni gazeta shqiptare.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)