E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Duhet zgjidhje emergjente për romët. Ambasadori Wilton: Duhet zgjidhje afatgjatë

Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar sot një tryezë në lidhje me situatën e krijuar pas dëbimit të 37 familjeve rome nga barakat e tyre pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Në fjalën e tij, Totozani është se situata e krijuar me familje rome është e rëndë dhe duhet një zgjidhje emergjente.

Fillimisht kanë qenë 67 familje, 30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi. Familjet rome po kalojnë momente të vështira, ndërsa dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur. Koha nuk pret, duhet zgjidhje, tha Totozani.

Lidhur me kallëzimet për këtë rast, Totozani është shprehur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Hysni Burgaj ti hetojë.

Ndërsa, Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton ka kërkuar një zgjidhje afatgjate për komunitetin rom.

Ai ka theksuar se OSBE-ja është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar me familjet rome dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për strehimin e tyre.

Duhet të gjejmë një zgjidhje me afatgjatë në kuadrin e duhur ligjor në mënyrë që të shmagim krijimin e situtatave të tilla është shprehur ambasadori.

Ndërsa Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka rikujtuar se mbrojtja e të drejtave të romëve është një nga kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria për marrjen e statusit të kandidatit

Bashkimi Europian do të mbështesë përfshirjen sociale të romëve dhe kjo nuk është diçka e re. Por ne kërkojmë shanse të barabarta në në arsim, shëndetësi dhe punësim. Mbrojtja e të drejtave të romëve është një nga 12 kriteret e integrimit të Shqipërisë. Ne do të shohim se sa janë kthyer në vepra fjalët që nga plani i veprimit.Për 5 vjet kemi alokuar 3 milion euro për romët në Shqipëri, prandaj jemi të interesuar për integrimin  e tyre është shprehur ambasadori Sequi.

Në këtë treyezë të rrumbullakët kanë marrë pjesë institucione shtetërore dhe komunitetit ndërkombëtar.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›