Ja kush janë 33 kandidatët për Avokat të Popullit
Partia Socialiste, ka regjistruar 33 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit. Komisioni Përzgjedhës ka regjistruar kandidaturat e paraqitur vullnetarisht për këtë post të cilët në vijim do t’i nështrohen procedurave të përzgjedhjes.
Mes 33 kandidatëve vihet re emri i Dëshira Subashit anëtare e KQZ-së, Ermir Dobjanit ish-avokat i Popullit, Igli Totozanit jurist dhe publicist apo Besnik Dervishit ish-deputet i PS-së.
Për seleksionimin e kandidaturave do të ketë një fazë të parë me 8 dhjetor, ku do të shqyrtohen dosjet e paraqitura nga aplikantët. Më pas do të zgjidhet një numër i vogël kandidatësh që të ftohen në dëgjesën publike, e cila do të bëhet me 12 dhjetor.
Çdo kandidat do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme.
Dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohet e plotë live në faqen online të Partisë Socialiste.
Lista e aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit
1.Adrian Kasapi
2.Agron Çaushi
3.Agim Shima
4.Anton Lleshaj
5.Arben Spaho
6.Artur Lazebeu
7.Artur Çobani
8.Besim Ndregjoni
9.Besnik Dervishi
10.Bilal Kola
11.Blerta Kraja
12.Darjel Sina
13.Dëshira Subashi
14.Elidon Habilaj
15.Elisabeta Imeraj
16.Eni Çobani
17.Ermir Dobjani
18.Ermir Hajdini
19.Genci Terpo
20.Gent Ibrahimi
21.Gjet Kola
22. Kastriot Frasheri
23.Ksenofon Krisafi
24.Igli Totozani
25.Irvin Faniko
26.Mikel Gega
27.Nuredin Salati
28.Perparim Kabo
29.Qirjako Qirko
30.Rovena Voda
31.Sokol Hazizaj
32.Sotiraq Nushi
33.Sherif Hoxha