E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali Vrau ne 1994-n arrestohet pas 15 vitesh

Nje shqiptar i shpallur ne kerkim nderkombetar dhe i identifikuar si Shefqet Rinxhi 53 vjec u arrestua nga policia e Kozences ne Itali sepse rezultonte i arratisur prej 14 vitesh. Rinxhi ka per te vuajtur nje denim prej 15 vitesh burg per vrasjen e nje bashkekombasi te tij ne qytetin e Durresit ne vitin 1994. Mesohet se burri u paraqit ne Kuesturen e Kozences per te kerkuar leje qendrimi ne shtetin fqinj por policet e zyres se emigracionit zbuluan identitetin e tij te vertete dhe e arrestuan. Rinxhi kishte dale nga burgu ne kohen e trazirave ne mars te vitit 1997 dhe nga ajo kohe kishte emigruar drejt Italise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›