E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, ndalohen 9 klandestinë, procedohet shqiptari

GJIROKASTËR- 9 shtetas nga Algjeria, Siria dhe Tunizia që kishin hyrë klandestinë janë ndaluar sot në Gjirokastër.

Policia e këtij qyteti sqaron se 3 klandestinë ishin fshehur në banesë, ndërsa 6 prej tyre poshtë një ure.

Përveç ndalimit të tyre, policia sqaroi se po procedohet penalisht edhe shtetasi Loni Cuna, i cili akuzohet se iu ka dhënë ndihmë shtetasve të sipërpërmendur për të kaluar ilegalisht kufirin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›