E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, fitore në “frymën” e fundit

SPANJE - Barcelona ka fituar 21, në “frymën” e fundit përballë Sëlltikut, falë një goli të Zhordi Albës në minutën e 94-t. Në një ndeshje të çuditshme, katalanasit janë përplasur përgjatë gjithë lojës me murin e ekipit skocez, por edhe me portierin Forster, në një formë të shkëlqyer. Skocezët kanë hedhur në fushë skuadrën e zakonshme “bunker”, ndërsa dyshimet për dominuesin në fushë janë të pakta, pasi Barça e qarkullon topin në 74 % të kohës, 11 gjuajtje në portë kundër 1 dhe 7 goditje këndi me 0.

Në gjuajtjen e parë, Samaras realizon, pas një devijimi të Maskeranos, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Iniesta që barazoi pas një trekëndëshi mes 9 lojtarëve skocezë. Më pas, mendon Forster për të komplikuar ndeshjen e Barçës, duke bërë disa ndërhyrje decizive.

Portieri i ka mohuar Mesit golin numër 300 në ndeshjet zyrtare me Barcelonën e Argjentinën, ndërkohë, që rezistenca e Sëlltikut ka vazhduar deri në çastet e fundit. Në çastet e fundit, Alba shënon golin e fitores pas krosit të Adrianos.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›