E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëjnë të paditurin duke u dhënë çdo ditë e më shumë pas grabitjes

Pjesë e historisë sonë të këtyre viteve, janë edhe atë njerëz, profesionistë apo jo, të cilët shkruajnë e flasin në media për punët embrapshta të politikës shqiptare. Thonë se ata janë njerëz që e bëjnë me kast, që nuk lënë të metë pa analizuar e afishuar. Sikur ata i shikojnë gjërat me urrejtje dhe me dashakeqësi. Por, në gjykimin tim, nuk janë të tillë. Edhe ata janë popull por, kanë një veçanti. Ata janë shikues të mprehtë të lëvizjes së individëve, të grupeve shoqërore, të popullit në tërësi, të qytetarisë në përgjithësi. Ata parakuptojnë të vërtetën, dhimbjen që po afron.

Puna e tyre vështirësohet padrejtësisht, e jo pak herë u takon të ndeshen me dy fronte lufte: I pari, është parimor, pra lufta me problemin, fenomenin, rastin, ngjarjen me karakter politik, dhe i dyti, është absurdi, lufta me njeriun e veshur me pushtet. Ky i fundit, në vend që të falenderojë, të sulmon, denigron, poshtëron. Dhe tërë kjo heqje ndodh sepse: gazetarët pasqyrojnë shkoqur flakët që digjet në zemrat e njerëzve të thjeshtë, ndërsa pushtetarët, ndonëse e dinë se çfarë dëshirojnë të varfërit, klasë së cilës, prindërit e tyre u përkisnin dikur, bëjnë të paditurin duke u dhënë çdo ditë e më shumë pas grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›