E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, ndalohet një person për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se Kostandin Poçi, 71 vjeç, ka djegur dje qëllimisht dhjetë hektarë kullotë në fshatin Dhoksat, gjashtëdhjetë rrënjë hardhi disa vjeçare, si dhe dhjetë rrënjë ullinj.

Të njëjtat burime theksuan se zjarri i shkaktuar nga 71 vjeçari u përhap në disa drejtime, duke rrezikuar seriozisht mbi 15 banesa në fshatrat Topullare dhe Valare, që fatmirësisht shpëtuan falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Gjirokastrës.
     
Gjatë këtij viti në rrethin e Gjirokastrës janë shfaqur 33 vatra zjarrit, ndërkohë policia lokale ka ndaluar në flagrancë katër persona për zjarrvënie, ndërsa 15 persona të tjerë janë proceduar penalisht. /Start/

                                                                                             2011-08-11 12:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›