E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM: Policia të evakuojë grevistët, rrezikohet shembja

Përfaqësuesit e këtij institucioni deklaruan se ndërprerja e punës  në minierë prej më shumë së dy muajsh, ka sjellë shembjen e saj në nivelin 15 dhe 16, çka është pasuar me dëmtime serioze në atmosferën e minierës, duke rrezikuar të dëmtojë seriozisht shëndetin e minatorëve të cilët ndodhen aty.
    
“Për këtë arsye, Reparti i Inspektimit dhe Shpëtim Minierave ka ngritur një padi kundrejt drejtuesve të grevës, e cila u depozitua sot pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Dibrës"”, thuhet në një komunikatë të RISHM.

Ndërkaq, RISHM bëri me dije se pas përfundimit të grevës specialistë pranë kësaj drejtorie, së bashku me drejtues dhe specialistë të mirëmbajtjes të firmës ACR, do të këqyrin minierën për të vlerësuar koston e dëmeve të shkaktuar nga greva e urisë dhe vetëm mbas rehabilitimit të saj, mund të fillojë puna në minierë
     
Deklarata për shtyp e RISHM-së vjen pas inspektimit të bërë nga specialistë të kësaj drejtorie dy ditë më parë në minierën e Bulqizës. /Start/

                                                                                             2011-08-11 14:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›