E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë një person i prekur nga ethet hemorragjike

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Invektive, Silva Bino, deklaron se në spital ndodhen edhe katër pacientë të tjerë të prekur nga ethet hemorragjike, si dhe dy pacientë të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Këta të fundit janë rreth moshës 40-45 vjeç, nga qyteti i Lezhës dhe Laçit. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat, ndërsa ethet hemorragjike nga minjtë.

Specialistët bëjnë thirrje për dezinfektim dhe deratizim të zonave që janë vatra të këtyre sëmundjeve, për të ndalur përhapjen në njerëz.

                                                                                             2011-08-11 14:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›