E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodrat e Ardenicës në Lushnjë përfshihen nga flakët

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga 70-vjeçari Alush Shaja, i cili ka qenë duke djegur hamulloret në pronën e tij.
     
Më pas flakët e zjarrit, të favorizuara edhe nga kushtet atmosferike dhe terreni, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe kodrat e Vajkanit në rrethin e Fierit.
     
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe punonjës të zjarrfikëses dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. /Start/

                                                                                             2011-08-11 13:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›