Gjirokastër, nis mësimi në 14 shkolla – 230 vogëlushë nisin eksperiencën në rrugën e dijes

Institucionet arsimore në Gjirokastër kanë hapur dyert sot për vitin e ri akademik 2024-2025. 14 shkollave të dy bashkive Libohovë e Gjirokastër u janë drejtuar sot 3352 nxënës prej të cilëve 230 për herë të parë.
Në të gjitha shkollat mëngjesi i së hënës është shoqëruar me ceremoni të ndryshme ku nxënësit dhe mësuesit kanë marrë urime e mesazhe edhe nga drejtues te pushtetit vendor e qendror.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ishte e pranishme në shkollën profesionale “Thoma Papapano” ku ky vit shkollor e gjen me një degë të re hoteleri – turizëm.
E hëna shënoi edhe rikthimin në kopshte të 700 vogëlusheve gjirokastritë.
/rtsh.al/