Viti i ri shkollor 2024-2025, 1 302 fëmijë nisin klasën e parë në qarkun Korçë

Mbi 21 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në Qarkun e Korçës nisën sot vitin e ri shkollor. Për herë të parë janë ulur në bankat e shkollave 1302 fëmijë, teksa në klasat e 10-ta janë regjistruar 1277 nxënës. Këtë vit të ri shkollor në qarkun juglindor janë rreth 1800 nxënës më pak krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që 6 shkolla janë mbyllur për shkak të uljes së numrit të nxënësve.
Të shumta kanë qenë emocionet e fëmijët që kanë nisur klasën e parë.
Në këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga nxënësit e klasave të tjera.
Ulja e numrit të nxënësve ka bërë që rreth 80 mësues në qarkun e Korçës të mos plotësojnë ngarkesën mësimore, por ata do të vijojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor si mësues ndihmës.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/