E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster nje 25-vjecar ne pranga kapet me 5 kg droge

Mengjesin e sotem ne Gjirokaster eshte sekuestruar nje sasi me lende narkotike ndersa eshte bere i mundur dhe arrestimi i poseduesit te droges. Burime nga policia bejne me dije se shtetasi i arrestuar eshte 25-vjecari Redjan Luri. Mesohet se droga eshte kapur gjate nje kontrolli te policise ne automjetin e 25-vjecarit i cili e kishte blere ate ne fshatin Lazarat dhe po e transportonte drejt Tiranes. Sasia e droges eshte gjetur ne sediljen e pasme te automjetit te 25-vjecarit dhe ishte e ndare ne 5 pako te mbeshtjella me leter natriban. Pas hetimeve paraprake rezultoi se lenda narkotike kishte si denstinacion perfundimtar Italine. Nderkaq policia e Gjirokastres ben me dije se 25-vjecari per ti shpetuar kontrollit te policise do te blinte disa here rradhazi sasi te vogla lende narkotike dhe pas grumbullit te te gjithe sasive ne Tirane do ta trafikonte ate ne shtetin italian. Nderkohe materiale ne ngarkim te 25-vjecarit i kaluan prokurorise se rrethit gjyqesor Gjirokaster per vepren penale prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›