E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster nje i vdekur ne ujerat e lumit Drino

Një peshkatar gjeti trupin e pajetë të një personi rreth 35-vjeç në ujërat e lumit Drino në rrethin e Gjirokastrës.

Peshkatari ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit dyshon se bëhet fjalë për një shtetas të huaj që është përpjekur të përdorë territorin e Shqipërisë si tranzit drejt vendeve të Europës. Uniformat blu dyshojnë se viktima është një shtetas sirian ose maroken. Sipas policisë, ai është përpjekur të kalojë ujërat e lumit Drino për t’iu shmangur kontrollit të policisë. Përpjekja e tij ka qenë fatale pasi lumit Drino aktualisht është i tejfryrë për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë në zonë ditët e fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›