E Diel, 1 Nëntor 2026

Miku i Grossruck drejton vezhguesit

Në krye të misionit të vëzhguesve të ODHIR do të jetë një eksperte amerikane e zgjedhjeve, që shkon në një linjë me shqetësimin e rritur dhe publik të SHBA për proçesin e 23 qershorit.

Conny McCormack do të zëvendësojë britaniken Audrey Glover, që ishte në krye të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në vitin 2009. Ekspertja amerikane, që do të jetë në krye të misionit të ODIHR-it në Shqipëri, njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka kontribut të spikatur veçanërisht në përmirësimin e legjislacionit për çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve. Ky specializim mesa duket ka qenë dhe përcaktues për dërgimin e misionit të saj Zgjedhjet 2013Meta: Të miratojmë tre ligjet Rama: PD, listë paniku e humbjeje Berisha: Na besoni të vijojmë ndërtimin në krye të misionit vëzhgues në Shqipëri, ku këto problematika kanë qenë jo thjesht të pranishme, por edhe ndikuese në rezultatin zgjedhor. Megjithatë, ODIHR është i kontraktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së në një mision të përbashkët monitorimi, çka do të thotë se peshën e raportit përfundimtar për zgjedhjet e ka Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Wolfgang Grossruck. Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Ai ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Misioni vëzhgues i zgjedhjeve do të mbërrijë në Tiranë në datën 13 maj. Ajo që mësohet është se amerikania McCormack do të jetë kryesuese e misionit afatgjatë, ndërsa slloveni me origjinë italiane, Battelli, drejtues i misionit afatshkurtër të vëzhguesve jo vetëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor. Battelli, përveçse kryesues i misionit të vëzhguesve, sikundër Grossruck, mban një post tjetër të lartë në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Ndërsa Grossruck është zëvendëspresident i asamblesë, Battelli prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Dyshimet mbi lidhjen mes të dyve shtohen pasi Battelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës, duke i konsideruar ato të rregullta. Për vëzhgimin e garës elektorale të 23 qershorit në Shqipëri, OSBE-ODIHR ka vendosur të sjellë një numër relativisht të lartë vëzhguesish afatshkurtër dhe afatgjatë, rreth 430 të tillë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›