E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, nje jave pasi u shemb "e djela"

GJIROKASTER - Vesa e mengjesit ta shton edhe me trishtimin, ndersa mbulon me ftohtesine e saj gjithcka ne nivelin zero te pallatit qe ngrihej dikur, ne kodren ne fund te lagjes 11 Janari. "Mos e ke pare gje Bilbilin?" me pyet nje cift ndersa zbresin nga nje fuoristrade e bardhe, te cilen e kane parkuar anes germadhave. Duket se me kane pare me aparatin fotografik ne dore dhe kerkojne te vazhdojne me tej dialogun, per nje te afermin e tyre qe banonte ne katin e trete te pallatit te dikurshem. "Bilbili dhe familja e tij per fat shpetuan ate dite por ne aktualisht nuk e dime se ku jane akomoduar dhe adresen e tij te re", vazhdon bashkebisedimin gruaja e ciftit me fuoristrade te bardhe.

***

Nje jave pas ngjarjes ata kane humbur adresen e te afermit te tyre nderkohe qe me kembengulje kerkojne te gjejne adresen e re. Kur une ngre supet fillojne te me japin nje liste te dhenash ne lidhje me anetaret e tjere te familjes se personit qe kerkojne. Ne syte e tyre dalloj qarte kembenguljen per te gjetur patjeter strehen e re te te afermit te tyre. Me aparat ne dore nxitoj pergjate rruges se betonte qe te con tek pallati dhe i drejtoj tek nje dyqan aty prane. Ndoshta pronari i tij nje mesoburre ne moshe dhe banor i vjeter i kesaj lagjeje mund t'i drejtoje tek adresa e re e familjes se Bilbilit. Pas disa minutash bashkebisedimi me te, burre e grua hipin serish ne fuoristraden e bardhe, duke u larguar nga zona e nivelit zero te pallatit. Ndoshta kane gjetur adresen e re te te afermit te tyre.

***

Ne mjaft raste dhembet e hekurt te koves metalike te fadromes, kane demtuar ndjeshem fotografite duke "kafshuar" me ftohtesine e tyre metalike fytyra njerezish, pjese te familjes qe pozon perpara aparatit etj. Vesa e mengjesit ka fshire pas fotove daten e realizimit te saj qe ndonje familjar mund te kishte shkruar me kaligrafine e tij te shkujdesur. Pjesa me e madhe e fotografive jane bardhe e zi, nderkohe qe pjeset e ngelura nga fotografite me ngjyra formojne mbi germadha nje mozaik te cuditshem kujtimesh, pjese e te cilit jane fotot e baballareve, nenave, femijeve, festa familjare, ditelindje, dasma etj. Duket se pjesa e jetes qe banoret e pallatit jetonin perpara nje jave, tashme eshte lene pas. Jeta e tyre duket se do te kete nje kufi te ri. Jeta para dhe pas shembjes te pallatit.

Ne nivelin zero, nje jave pas tragjedise

Mjegulla e lagesht e mengjesit te nentorit, davaritet lehte mbi germadhat e ngelura pas rrezimit te kontrolluar te pallatit pesekatesh nga ana e fadromes. Krahu metalik i saj tashme ka lene pas nje grumbull tullash, guresh dhe betoni. Atje ku perpara nje jave ngrihej nje pallat pesekatesh plot njerez dhe jete, tashme kane ngelur vetem germadhat. Midis germadhave dallohen fotografi te grisura, orendi shtepiake te braktisura. Lodra femijesh te shkaterruara. Duket sikur krahu metalik i fadromes eshte kujdesur qe ato, qe do te ngeleshin pas mes germadhave, te mos kishin forma te rregullta jete.

Shembja e pallatit dhe humbja e tre jeteve

GJIROKASTER- Banoret e nje pallati 5-katesh ne lagjen "11 janari" te Gjirokastres as qe e kishin cuar nder mend, se ne nje dite te bukur me diell, si ajo e se dieles se kaluar, jetet e tyre do te ndryshonin, per shkak te rrezimit te menjehershem te pallatit. Gjithcka ka ndodhur sa hap e mbyll syte, brenda pak sekondash dhe askush nuk ka pasur mundesi te reagonte. Nje lekundje e forte, e nisur qysh nga themelet ka mjaftuar per t'i shembur totalisht te dy seksionet me 10 apartamente, ndersa seksioni i trete pritet te rrezohet nga casti ne cast. "Dashamiresi" e fatit, nese mund te quhet keshtu, ka qene ora ne te cilen ndodhi ngjarja, kohe kur nje pjese e mire e banoreve kane qene jashte shtepive, duke minimizuar pasojat e kesaj tragjedie. Shkak eshte bere carja e tokes, disa metra me poshte, ku hapeshin themelet per ndertimin e nje pallati te ri. B. Kore

Leja e ndertimit

Leja e ndertimit per pallatin, germimet per ndertimin e te cilit sollen rrezimin e pallatit, eshte miratuar ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te bashkise Gjirokaster, ne muajin qershor te ketij viti. Por, anetari i ketij organizmi, njekohesisht drejtor i hipotekes ne Keshillin e Qarkut, Bexhet Cobani, ka deklaruar se leja eshte dhene ne menyre abuzive. "Gjate mbledhjes se mbajtur per miratimin e lejes se ndertimit, mungonte studimi gjeologjik. Ne kemi kerkuar qe ky studim, teper i nevojshem t'i bashkengjitej projektit, ne menyre qe ta miratonim me pas. Por, nuk e morem vesh se ne cfare menyre e mori miratimin", eshte shprehur Cobani.

Kryebashkiaku

Ndersa kryetari i bashkise, Flamur Bime, ka dale ne nje konference shtypi disa dite pas ngjarjes. Ai tha se ka nisur puna per rregullimin e banoreve dhe kompensimin e tyre per humbjet qe kane pesuar. Ai u mor ne pyetje nga prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›