Islami, vlereson buxhetin, jo greven: "Per Kodin do debatojme ne seance"
Selia roze shmang dhenien e komenteve per greven e urise se deputeteve. Ne nje reagim per median, socialisti Kastriot Islami foli dje vetem per politikat e gabuara qe sipas tij, qeveria po ben me projekt buxhetin per vitin e ardhshem, pa thene as edhe nje fjale per grevistet qe hyne ne diten e tete. Ndonese u ngacmua jo pak here nga gazetaret, Islami nuk dha asnje koment per protesten per voten e lire. "Une kam dale per projekt buxhetin. Te mos e deformojme mesazhin. Do te diskutojme gjeresisht per Kodin Zgjedhor, ne momentin kur ai do te votohet ne seance plenare", u shpreh Islami. Duke vijuar me projekt buxhetin, deputeti socialist tha se me projektin e ri te qeverise, varferia do te vazhdoje te thellohet, kurse borxhi do te rritet me ritme galopante. "Kjo vjen nga papergjegjshmeria e qeveritareve, por edhe nga fakti qe ata ndodhen shume larg realitetit. Nderkohe qe borxhi i shqiptareve rritet ne periudhen 2006-2009 me 1.3 miliarde euro", akuzoi socialisti. Sipas tij, shume shpejt kriza globale ekonomike do te preke edhe Shqiperine e te paret qe do te godase, do te jene te varfrit. "Nuk mjafton qe shqiptaret po varferohen me ritme galopante por edhe po futen ne borxhe me ritme shume te shpejta. Borxhi i plote familjeve shqiptare vetem keto kater vjet eshte rritur 31 per qind. Kurse borxhi i jashtem eshte rritur me 48 per qind. Pra per shkak te papergjegjshmerise se qeverisjes, familjet shqiptare vuajne jo vetem te tashmen ne varferi por detyrohen t'ju lene nje barre te rende borxhi edhe femijeve te tyre", theksoi Islami, duke e akuzuar qeverine per korrupsion. R. R.