Gjirokastër, piktori Pëllumb Puci ekspozitë në kushtet e shtëpisë
GJIROKASTËR- Një ekspozitë në kushtet e shtëpisë. Piktori i mirënjohur gjirokastrite Pëllumb Puci ka gjetur mënyrën më të mirë për ekspozimin e punimeve të tij. I larguar prej vitesh nga Shqipëria ai është rikthyer në vendlindje duke celur dyert e Shtëpisë si një ekspozitë, ku prezantohen dhjetëra punime të tij, në të cilën spikasin ato të Gjirokastrës. Shtëpia 3 katëshe e ndodhur në lagjen Palorto është rikonstruktuar së fundmi nga vetë piktori me shpresën se ajo do të kthehet në një galeri edhe për piktorë të tjerë të qytetit. Në mungesë të një galerie, apo mundësive të pakta që kanë këta të fundit në Gjirokastër, për të prezantuar punët e tyre.
“Kam rreth 20 vite i larguar nga Gjirokastra. Jam emigrant ekonomik në Athinë por mëndja dhe zemra ime është në Gjirokastër, të cilën e dua shumë. Vitet e fundit kisha një ide ta ktheja në një galeri studio, e më vonë ta ligjëroja që të futen edhe punimet e kolegëve”, tha Puci.
Në punimet që Pëllumb Puci ka prezantuar në ambientet e shtëpisë së tij janë rreth 120 piktura, ku bien në sy pamjet nga qyteti i gurtë në këndvështrime të ndryshme të autorit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjirokastër, piktori Pëllumb Puci, ekspozitë në kushtet e shtëpisë