Dita Botërore e refugjatëve, rritet numri i tyre në Shqipëri
TIRANË- Dita botërore e refugjatëve është përkujtuar sot edhe në vendin tonë, nëpërmjet një ceremonie festive të organizuar në të vetmin kamp të azilkërkuesve në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Të pranishëm në këtë aktivitet përfaqësues të UNHCR janë shprehur të kënaqur me kushtet që ofron kampi ndërsa pohojnë se investimet e qeverisë në këtë drejtim kanë marrë vlerësim edhe nga institucionet më të larta të BE-së, kjo edhe në kuadër të liberalizimit të vizave.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të ketë një funksion përkujtimor dhe festiv në kuaddër të 20 Qershorit. Përfshiu jo vetëm anën festive por edhe një ekspozitë të fëmijëve azilkërkues që janë në këtë qendër. Aktualisht në këtë qendër janë rreth 55-60 refugjatë e azilkërkuesë. Ka një numër refugjatësh që kanë ngelur nga kriza e Kosovës, por ka edhe nga Iraku, Kina e Irani. Të gjithë ata që janë refugjat e kanë fitur statusin dhe kanë leje të psacme qendrimi e pune. Duke shfrytëzuar këto të drejta ata arrijnë të mbijetojnë në Shqipëri”, shprehet Hortens Balla Përfaqësues i UNHCR.
Fëmijët e këtij kampi duket se e kanë përjetuar më së shumti festën nëpërmjet një ekspozite me piktura të bëra nga ata vetë, ku më së shumti pasqyrohej bota e tyre fëminore. Herë e gëzuar e herë e heshtur si pasojë edhe e vuajtjeve të shumta që megjithëse të vegjël kanë provuar ndërsa bashkë me prindërit largoheshin nga atdheu i tyre si shkak i i luftrave apo edhe persekutimit.
Në të vetmin kamp refugjatësh në Shqipëri numri i azilkërkuesve në të është rreth 60 të tillë nga të cilët 60 % refugjatë politikë.
Kampi i azilkërkuesve në Tiranë është ngritur në zonën e Babrrusë me mbështetjen e UNHCR në vitin 2003, ndërkohë që nga viti 2004 administrimi i plotë i tij ka kaluar në varësi të ministrisë së Brendshme.
Më së shumti shtetasit që kanë aplikuar për azil në Shqipëri i përkasin rajonin të Ballkanit si pasojë e luftrave gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, si dhe të larguar nga trazirat në vendet e tyre Irak, Afganistan, Libi etj.
Vetëm në vitin e fundit numri i azilkërkuesve në këtë qendër është trefishuar ndërkohë që specialistë të fushës flasin për një shtim të mundshëm të refugjatëve në Shqipëri si pasojë e krizës që ka pllakosur shtetin helen ku edhe për azilkërkuesit gjendja është bërë e padurueshme.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)