E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, plan restaurimi për objektet muze

Disa nga objektet e konsideruara trashëgimi kulturore në qytetin e Gjirokastrës do të jenë pjesë e një projekti restaurimi. Bëhet fjalë për punime të parashikuara nga UNESCO dhe IMK, për të ruajtur autenticitetin e qytetit. 

GJIROKASTER- Disa nga objektet e konsideruara trashëgimi kulturore në qytetin e Gjirokastrës do të jenë pjesë e një projekti restaurimi nga një fond prej 1.3 milionë. Ndër objektet që do të restaurohen janë, Qafa e Pazarit dhe banesat pranë saj si Angonatët, Kabilatët, Gurgaj, Çene, etj
Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Olsi Lafe bëhet fjalë për punime të parashikuara nga UNESCO dhe IMK dhe kanë për qëllim ruajtjen e autenticitetit të qytetit të Gjirokastrës.
Sipas Lafës investimet e viteve të fundit e kanë shndërruar Gjirokastrën në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Ndërsa sipas drejtorit të IMK-së, Valter Shtylla, janë problematike rastet kur disa banesa të qytetit kanë bashkëpronarë, gjë që vështirëson ndërhyrjen në to.
Në Gjirokastër është ndërhyrë që prej vitit 2005, mbi objektet që janë konsideruar trashëgimi kulturore.

(e.n/atsh/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›