Ndoka: Bëjmë koalicion me Shehin dhe Ngjelën
Nga Gilmana Bushati
Kryetari i PDK, Nard Ndoka konfirmon aleancën me LZHK-në dhe PLD-në. "“Në bazë të Kodit Zgjedhor është e domosdoshme gjykoj, që të ketë të paktën 4 pole politike"- tha dje Ndoka.
TIRANE-Tri parti janë gati të bëhen pjesë në koalicionin “Poli i Lirisë”, ndërsa dy partitë e tjera po shqyrtojnë ofertat dhe mundësitë e tyre të bëjnë pjesë në një koalicion të përbërë. PDK e Nard Ndokës, LZHK e Dashamir Shehit, PLD e Ngjelës, tashmë kanë rënë dakord për vijat e përgjithshme të bashkëpunimit në një koalicion të katërt zgjedhor. Ndërsa PBK e Bashkim Alimadhit dhe PDI e Tahir Muhedinit, ose ndryshe partia e çamëve, ende janë në negociata dhe nuk e kanë dhënë fjalën e fundit për të qenë pjesë e koalicionit. Por ajo që i bashkon këto dy parti, është se në negociata me partitë e tjera të po këtij koalicioni mungon vetëm fjala e fundit, që ai të formësohet nga gjashtë parti.
Koalicioni në fjalë ende nuk ka një strategji zyrtare sa i takon shpërndarjes së votave. Por duke qenë se ky koalicion do të ndërtohet duke u bazuar në Kodin Zgjedhor, edhe përllogaritja e votave do të jetë siç është vetë sistemi, në rang qarku. Por këto janë detaje të cilat do të bëhen të ditura në siglimin zyrtar të koalicionit. Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh dje se një koalicion i katërt do ta bëjë mjaft interesante politikën shqiptare. “Në baze të Kodit Zgjedhor, tashmë të miratuar, është e domosdoshme gjykoj, që të ketë të paktën 4 pole politike. Ne gjykojmë që riorganizimi i disa partive politike që kanë një përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj këtij realiteti mund ta bënte mjaft interesante politikën shqiptare”, - tha Ndoka duke konfirmuar kështu formimin e koalicionit në fjalë. Sipas tij, ky koalicion i ri është një bashkim mjaft interesant “për faktin se çdo parti politike ruan fizionominë e vet. “Kreu i demokristianëve shprehet se tashmë ky koalicion do të jetë përfaqësues i të gjithë atyre qytetarëve me bindje djathtas, por që janë të zhgënjyer apo tradhtuar nga Partia Demokratike. Ai është i mendimit se PD-ja në këto katër vite nuk ka punuar për shumicën e shqiptarëve, por ka punuar vetëm për interesa të ngushta dhe në këtë mënyrë “ajo e humbi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, të cilët i dhanë mandatin”.
Pak ditë më parë ishte kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili konfirmoi faktin e pjesëmarrjes së partisë së tij në këtë koalicion të përbërë të së djathtës. Sipas tij, tashmë ky koalicion do të jetë një alternative tjetër për elektoratin që voton djathtas. Shehi e Ndoka e kanë shprehur hapur faktin se edhe nëse kanë oferta nga Berisha për të qenë pjesë të koalicionit të maxhorancës aktuale, nuk do t’i pranojnë ato. Është e natyrshme që as Ngjela, si parti e re, nuk do ta pranojë një ofertë të tillë për shkak të përplasjeve të shumta mes këtij të fundit dhe vetë Berishës.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)