E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster plehrat ne lume

Gati 5 ton mbetje urbane nje pjese e te cilave mbeturina plastike derdhen cdo dite ne perrenjte qe ndajne lagjet e qytetit te Gjirokastres.

Niveli i inerteve ne perrenj me kalimin e viteve eshte rritur me disa metra duke bere qe te humbase lartesia e urave dhe veprave. Banoret qe jetojne prane perroit te Dunavatit thone se situata eshte e njejte prej 20 vitesh tashme.

Vendet e depozitimit te mbeturinave ne qytet jane te pakta dhe nuk korrespondojne me nevojat e qytetareve. Ne lagjet e siperme prej te cilave duket se buron edhe ndotja e perrenjve koshat pothujase mungojne fare e motivuar kjo me rruget e ngushta dhe pamundesine per ti trasportuar me automjete.

Zgjidhja per banoret eshte derdhja e mbetjeve ne perrenj. Ne dite me reshje gjithe mbetjet mbulojne rruget e qytetit . Nje sasi e madhe mbeturinash destinohen prej rrjedhes se ujerave per ne lumin Drino. Nderkaq banoret thone se per pastrimin e perrenjve kurre nuk eshte kujdesur askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›