E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet fatkeqesia natyrore

Qeveria shpalli per here te dyte gjate ketij viti gjendjen e fatkeqesise natyrore per shkak te situates kritike ne Kaskaden e Drinit.UPDATE

Kryeministri lajmeroi ne mbledhje te qeverise se qeveria po evakuon banoret e zones se Nenshkodres

Ne kete mbledhje ne do te vendosim per te shpallur gjendjen e fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres pasi ecuria e prurjeve nga te gjitha anet e ben te domosdoshem evakuimin e shpejte te popullates. Prej shume ditesh prurjet te marra se bashku ne kaskade arrijne ne 3000 m3/ne sekonde. Ditet e fundit prurjeve te paprecedent te lumenjve te Alpeve qe kane arritur ne 1800-2000 e me shume m3/ne sekonde i jane shtuar edhe prurjet me mesatarisht 1300 m3/ne sekonde te Drinit cka ben te detyrueshem shkarkimin me te madh nga portat e liqenit te Vaut te Dejes ne menyre qe te mbahen jashte rrezikut digat dhe i tere sistemi tha Berisha.

Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes po cek piken kritike te lejuar. Ne Vaun e Dejes qe eshte pika fundore e kaskades po shkarkohet permes turbinave dhe portave mbi 2400 meter kube uje ne sekonde. Menaxhimi i kaskades tashme i ka kaluar Komitetit te Emergjences i cili paralajmeroi se situata mund te perkeqesohet edhe me gjate diteve ne vijim.

Situata po i tejkalon mundesite e administrimit te saj dhe po ju bejme me dije se situata mund te vije duke u perkeqesuar tha zevendesministri i Energjitikes Sokol Dervishaj.

Edhe kete radhe ashtu si ne fillim te vitit autoritetet thone se shkaku i rendimit te situates jane prurjet sipas tyre rekord.

Prej 12 ditesh prurjet vazhdojne te jene 1200-1300 meter kub ne sekonde dhe rritja ka arritur ne 9 meter. Te gjithe agregatet kane vijuar punen dhe prodhimi i energjise ka qene ne maksimum thote drejtori i KESH-it Engjell Zeqo.

Dy vitet e fundit permbytjet ne zonen e Nenshkodres si pasoje e shkarkimeve nga hidrocentralet kane qene me intensitet te larte te pashenuar ndonjehere me pare ne 20 vitet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›